Rusia pretendon se ka marrë nën kontroll dy vendbanime në Ukrainë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Qershor, 2024 20:31

Rusia pretendon se ka marrë nën kontroll dy vendbanime në Ukrainë

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë pretendoi se ushtria ruse ka marrë nën kontroll dy vendbanimienë Ukrainë, prej të cilave një në rajonin Kharkiv dhe tjetra në rajonin Luhansk, transmeton Anadolu.

Ministria në një deklaratë ka informuar lidhur me veprimet e njësive ushtarake ruse në luftën Rusi-Ukrainë.

Ministria njoftoi se ushtria ruse vazhdon të përparojë në Ukrainë, duke shtuar: “Si rezultat i veprimeve aktive të njësive të lidhura me Grupin Ushtarak Perëndimor, u çlirua vendbanimi Artyomovka në Republikën Popullore të Luhanskut dhe vendbanimi Timkovka në rajonin Kharkiv”.

Nga sistemet e mbrojtjes ajrore ruse u shkatërrua një avion luftarak ‘Su-27‘ të Forcave Ajrore të Ukrainës, si dhe u goditën 45 mjete ajrore pa pilot (dronë), informoi deklarata.

“Që nga fillimi i operacionit ushtarak e deri më tani janë rrëzuar 613 avionë, 276 helikopterë, 25.559 dronë, 528 sisteme raketore të mbrojtjes ajrore,16.312 tanke dhe mjete të blinduara, 1.332 multi-raketahedhës, 10.332 obusë dhe mortaja si dhe 22.445 automjete të posaçme ushtarake ukrainase”, thotë deklarata.

Ministri rus i mbrojtjes, Andrey Belousov në muajin maj bëri të ditur se forcat ushtarake ruse kanë marrë nën kontrollë 28 vendbanime në Ukrainë, duke theksuar: “Këtë vit gjithasje 880 kilometra katrorë kanë kaluar nën kontrollin e ushtrisë ruse”.

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Qershor, 2024 20:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?