Sadiki Shaini: Ndamë mbi 1.5 milionë euro për klubet shqiptare

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Dhjetor, 2024 15:39

Sadiki Shaini: Ndamë mbi 1.5 milionë euro për klubet shqiptare

Zv/ministrja në ministrinë e Sportit, Safije Sadiki Shaini, ka deklaruar se me ardhjen e qeverisë së VLEN-it, ka filluar një epokë e re për sportin në vendin tonë. Ajo ka deklaruar se nga fondi prej 8.588.262 eurosh, mbi 1 milion e gjysmë euro janë ndarë ekskluzivisht për klubet sportive shqiptare.

“Gjërat tani kanë ndryshuar dhe sportistëve shqiptarë po u hapim mundësi të reja. Ndryshimi në pushtet ka pasur ndikim pozitiv në çdo sektor, përfshirë sportin. Në sport nuk ka vend për ndarje apo diskriminim. Kjo është një tragjedi e së kaluarës që tashmë ka mbaruar! Sot, me VLEN-in në pushtet, sporti dhe klubet shqiptare po marrin mbështetje të merituar që u ka munguar gjatë viteve të fundit. Ndërkaq, kemi ndarë 500 bursa për talentet e rinj sportiv. Ne do të vazhdojmë këtë praktikë edhe në të ardhmen dhe do të përpiqemi të rrisim ndihmat dhe që këta talent të rinj të marrin më shumë mbështetje nga shteti. Ky është një hap tjetër me të cilin tregojmë se kujdesemi për të rinjtë dhe të ardhmen, e cila për ne ka një rëndësi të madhe në promovimin e një shoqërie të shëndetshme dhe ndërtimin e vlerave reale, thotë zv/ministrja në ministrinë e Sportit, Safije Sadiki Shaini.

Ju njoftoj, shton ajo, që si qeveri kemi kaluar Programin për objektet sportive për vitin 2024.
Disa objekte sportive tashmë janë duke u rikonstrukuar, ndërsa pjesët tjera që pritet të rikonstruohen janë: Ndërtimi i një fushe futbolli në fshatin Oktis në Komunën e Strugës; Rikonstruimi i fushës së futbollit në fshatin Cegranë, Komuna e Gostivarit; Sanimi i fushës së futbollit në Tetovë; Sanimi i këndeve të lojërave nëpër lagje; Vendosja e rampave në objektet sportive për persona me nevoja të veçanta si dhe ndërtimi i 14 pishinave të mbyllura nëpër shkolla, etj.

“Ne, kujdesemi për qytetarët, sepse Ndryshimi VLEN. Ndryshimi nuk është vetëm një premtim, por realitet i bazuar në vepra konkrete. Me VLEN-in, sporti në përgjithësi në Maqedoninë e Veriut po përjeton një ringjallje të vërtetë”, ka deklaruar zv/ministrja Safije Sadiki Shaini.

46

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Dhjetor, 2024 15:39
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
46

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë