Sali: Hezitimi i Ahmetit për të bërë reforma në parti është i dëmshëm për BDI, shqiptarët dhe shtetin

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Qershor, 2024 20:27

Sali: Hezitimi i Ahmetit për të bërë reforma në parti është i dëmshëm për BDI, shqiptarët dhe shtetin

Kryetari i Alternativës, Bekim Sali, ka reaguar pas mbledhjes që ka mbajtur sot Fronti Evropian në Tetovë. Sali shkruan se mobilizimi i anëtarësisë nga ana e BDI-së me qëllim që të vijnë në pushtet është tregues për hezitimin që ka Ali Ahmeti për të bërë reforma të brendshme partiake. 

“Nxitja e udhëheqësisë së BDI-së për “mobilizimin e anëtarësisë ” për të ardhur në pushtet është tregues për hezitimin e Aliut për të bërë reforma të brendshme partiake. Ky qëndrim është i dëmshëm së pari për BDI-në e pastaj për shqiptarët dhe për shtetin. 

Aliu dhe BDI-ja duhet të pranojnë se praktikat korruptive si “Soravia” dhe “Kazinot” janë fajtore për rënien e BDI-së në zonat kryesore shqiptare. 

Rrjedhimisht, BDI-ja duhet t’i rikonfigurojë radhët e saj dhe të përpiqet për legjitimitet në mesin e mbështetësve të saj, gjë që do të nxiste një mjedis më të fuqishëm opozitar dhe politik.

Një parti që për 20 vjet pushtet nuk ka arritur ta definojë se çka është legjitimiteti dhe si përkufizohet ai, sepse ka qenë e zënë dhe e kapur në korrupsion, shpëtimin e vetëm për t’u rikthjellur e ka opozitën”, ka shkruar Bekim Sali, kryetar i Alternativës.

123
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Qershor, 2024 20:27
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
123
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?