Sërish probleme mes transportuesve privat dhe NQP-së!
Në disa pjesë të qytetit, autobusët janë të parregullt ose joaktiv në mëngjes, kështu që njerëzit nuk dinë si të shkojnë në punë ose në shkollë. Ndërkaq, është interesant fakti se në mospërfillje të orarit prijnë kompanitë private, pakënaqësia e të cilëve është rritur në periudhën e kaluar
Qytetarët nuk po gjejnë rehati me transportin publik në vend. Në disa pjesë të qytetit, autobusët janë të parregullt ose joaktiv në mëngjes, kështu që njerëzit nuk dinë si të shkojnë në punë ose në shkollë. Ndërkaq, është interesant fakti se në mospërfillje të orarit prijnë kompanitë private, pakënaqësia e të cilëve është rritur në periudhën e kaluar. Njëri nga vozitësit tha se situata është e vështirë për ta sepse NQP “Shkup” nuk i përmbush obligimet e rëna ndaj tyre. “Nga dhjetori nuk na janë paguar mjetet për transport publik të udhëtarëve, NQP tashmë na ka rreth dy milionë euro borxh. Nuk mund të blejmë naftë. Ne mbajmë takime mes nesh, kompanive private, dhe biem dakord se çfarë të bëjmë më pas. Një nga zgjidhjet është në shenjë proteste të mos vozitni në turnin e parë. Disa kolegë, siç dëgjoj, tashmë kanë filluar të anashkalojnë linjat me iniciativën e tyre në orët e mëngjesit”, tha një vozitës autobusi nga Shkupi.
Nga ana tjetër nga NQP “Shkup” as e konfirmojnë dhe as e mohojnë një pretendim të tillë të individëve privatë. Kurse Qyteti i Shkupit nuk përgjigjet për gjendjen në ndërmarrjen e transportit publik.
Se situata është jashtëzakonisht e rëndë në ndërmarrjen publike të qytetit, e vërtetoi edhe diskutimi i këshilltarit nga VMRO-DPMNE, Filip Janevski, i cili në seancën e fundit të këshillit të qytetit, theksoi se edhe pse në janar të këtij viti NQP-së iu dhanë subvencione prej 11 milionë eurosh, të destinuara kryesisht për paga. E paga për muajin mars tashmë është paguar më 30 prill. Nëse paguhen në kohë, atëherë siç tha ai, nuk kanë naftë.
Në njërën nga seancat e fundit është diskutuar për iniciativën e dorëzuar për zgjidhjen e problemit me autobusin e linjës 32, i cili shkon për në fshatin Lubin të komunës së Sarajit. Siç u tha, autobusi nuk shkon në destinacionin përfundimtar dhe i lëshon pasagjerët në Saraj, kështu që njerëzit duhet të ecin në këmbë për të shkuar në shtëpi, e cila nuk është një distancë shumë e shkurtër. Gjithashtu, autobusët në këtë linjë janë të parregullt, ose siç theksohet nuk respektohet as orari dhe as destinacioni.
Ndërkohë, drejtori i NQP-së, Kërste Petrevski, u pajtua se ka problem në këtë linjë, në të cilën sipas tij, për shkak të nënkalimit mund të lëvizin vetëm autobusët e ulët dhe jo dykatësh. Por problemi kryesor është se kompania nuk ka mjaft autobusë. “Për të zgjidhur problemin në këtë linjë dhe të tjera, votoni vendimin për huamarrjen me kredi për autobusët e rinj dhe të gjitha këto probleme do të zgjidhen menjëherë. Kemi mungesë të autobusëve. Në linjën 32 qarkullojnë dy autobusë 13 vjeçar dhe defekte ndodhin shumë shpesh. Po, ka probleme, ka nganjëherë mungesa. Zgjidhja është të marrim autobusë të rinj”, theksoi Petrevski në seancë.
















