Sonte, skuadra e Dritës do të përballet me një nga sfidat më të vështira në historinë e saj evropiane, teksa pret kampionen e Danimarkës, FC Copenhagen, në ndeshjen e dytë të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Pas humbjes 2-0 në ndeshjen e parë në Danimarkë, ku Magnus Mattsson realizoi dy gola nga penalltia në pjesën e dytë, Drita synon një rikthim historik në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:00.
Trajneri Zekirija Ramadani ka në dispozicion të gjithë lojtarët, pa asnjë mungesë, dhe beson se me mbështetjen e tifozëve, skuadra mund të bëjë surprizën ndaj favoritëve danezë.
Në rast eliminimi, Drita do të vazhdojë rrugëtimin evropian në Ligën e Evropës, ku do të përballet me humbësin e ndeshjes FCSB – Shkëndija. Klubi shqiptar Shkëndija ka fituar ndeshjen e parë 1-0 në Shkup, ndërsa ndeshja e kthimit luhet nesër në Rumani.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
29 Korrik, 2025 11:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.