Shaqiri ndan detaje për sektorët e rinj në MPJ dhe për Bankën Shqiptare

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Qershor, 2024 21:48

Shaqiri ndan detaje për sektorët e rinj në MPJ dhe për Bankën Shqiptare

Në një deklaratë të fundit të dhënë në emisionin Klan Debat në Klan Macedonia, deputeti Rijad Shaqiri nga partia VLEN ka ndarë disa detaje të rëndësishme për strukturën e re qeveritare dhe mbështetjen ekonomike. Shaqiri ka konfirmuar se nuk do të krijohet një Ministri e Diasporës, por në vend të saj do të formohen sektorë të rinj brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme. Këta sektorë do të fokusohen në zhvillimin ekonomik rajonal dhe luftën kundër krimit të organizuar, duke punuar për përmirësimin e infrastrukturës në zonat e caktuara.

Përveç kësaj, Shaqiri ka folur për mundësinë e krijimit të një banke të re për shqiptarët, duke theksuar se nëse ka investitorë të interesuar, VLEN do të ofrojë mbështetje të plotë. Ai ka shtuar se partia mbetet e vendosur në premtimet e saj dhe do të udhëheqë me zëvendësministrin në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Në lidhje me buxhetin, Shaqiri ka premtuar se nëse ka të ardhura të pashpenzuara, do të ndahet për qytetarët, duke u siguruar atyre se fondet nuk do të keqpërdoren.

“Nuk do të ketë Ministri të Diasporës, por do të ketë sektorë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Kjo ministri dotë merret me zhvillimin ekonomik rajonal në disa zona, dhe do të merret me krimin e organizuar, në këtë drejtim do të punojë në zhvillimin infrastrukturorë të zonave të caktuara.
Gjithastu sa i përket krijimit të një bake për shqiptarët, mund të ketë ndojnë investitor i cili do të dojë që ta formojë këtë bankë dhe ne do t’u qëndrojmë nga pas këtyre bankave. Ne qendrojmë në atë që kemi thënë. Në kuadër të Ministrisë së Punëve të brendëshme ne do të udhëheqim me zëvendësministrin. Si dhe për ndarjen e parave tek qytetarët, nëse kanë mbetur të ardhura në buxhet që nuk janë keqpërdorur ne do t’i ndajmë ato për qytetarët”, tha Shaqiri./tvklan.mk/

124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Qershor, 2024 21:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?