SHBA, evakuohen 1.200 persona për shkak të zjarreve pyjore

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Qershor, 2024 20:25

SHBA, evakuohen 1.200 persona për shkak të zjarreve pyjore

Raportohet se 1.200 persona janë evakuuar si pasojë e përhapjes së shpejtë të zjarreve pyjore pranë Los Angelesit në SHBA, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e Departamentit të Zjarrfikësve në Kaliforni thuhet se zjarreve në pyje që shpërtheu pranë qytetit të Los Angelesit u përhap në një sipërfaqe prej më shumë se 12 mijë hektarësh.

“Në zonat e banuara të prekura nga zjarri janë evakuuar 1.200 persona ndërsa në zonat ku janë përhapur zjarret janë të pranishëm edhe zjarrfikësit”, thuhet në deklaratë.

Ende nuk ka ndonjë deklaratë lidhur me shkaqet e zjarrit.

Temperaturat e larta të ajrit dhe lagështia e ulët do të vazhdojnë ndërsa qytetarët janë paralajmëruar se mund të merren vendime të reja të mundshme evakuimi, theksohet më tej.

Një “paralajmërim i kuq” është lëshuar nga Shërbimi Kombëtar i Motit në Los Angeles për shkak të erërave të forta dhe lagështisë.

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Qershor, 2024 20:25
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?