Shembet muri rrethues i klinikës së sëmundjeve të fëmijëve

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Qershor, 2024 19:32

Shembet muri rrethues i klinikës së sëmundjeve të fëmijëve

Shembet muri mbajtës i cili kalon mbi Qendrën Klinike, mbi Klinikën e Fëmijëve, kjo konfirmuar nga Qendra e Menaxhimit të Krizave (QMK). Ata thonë se kanë paralajmëruar që një vit më parë se ekziston rreziku i shembjes së këtij muri dhe se kanë lajmëruar institucionet dhe Ministrinë e Shëndetësisë për rehabilitimin e tij, por se deri tashmë për gati 2 vjet askush nuk është marrë me riparimin e tij. Ndërkohë, drejtori i Qendrës Stojançe Angelov, tha ka mundësi që të ketë edhe shembje të një pjese të rrugës, ku sipas tij, mund të ndodhin tragjedi edhe më të mëdha.

STOJANÇE ANGELOV, DREJTOR I QENDRËS PËR MENAXHIMIT TË KRIZAVE

“Nga ana jonë janë njoftuar të gjitha institucionet kompetente që të marrin të gjitha masat e nevojshme. Pas 1.5 vitesh nuk është bërë asgjë, dhe në mëngjes na ka ardhur njoftimi se një pjesë e këtij muri është shembur dhe pyetja është se kur do të shembet pjesa tjetër e murit. Prandaj apelojmë që të gjithë të merren me këtë rrezik për qytetarët. Mund të ketë edhe shembje të një pjese të rrugës, pas së cilës mund të ndodhë një tragjedi më e madhe”.

Nga Qendra e Menaxhimit të Krizave bëjnë të ditur se i gjithë muri mbajtës i Klinikës së Fëmijëve në Qendrën Klinike është i anuar dhe se ujërat nëntokësore janë një problem shtesë. Angelov thekson se nëse muri nuk riparohet, ekziston rreziku që e gjithë gjëja të shembet, duke dëmtuar makinat e parkuara pranë murit ku në njërën anë ndodhet parkingu, ndërsa, në anën tjetër rruga “Belgradska”. Pas gjithë kësaj, ata bëjnë apel në organet kompetente për koordinim të menjëhershëm si dhe tejkalim të menjëhershëm të këtij rreziku. /SHENJA/

124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Qershor, 2024 19:32
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?