Shënohet “11 Tetori”, Dita e Kryengritjes

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Tetor, 2024 19:15

Shënohet “11 Tetori”, Dita e Kryengritjes

Nuk është rastësi që shteti për të cilin luftuan antifashistët ka zgjatur 80 vjet. E tashmja dhe e ardhmja e saj janë shkrirë me të kaluarën, tha presidentja Gordana Siljanovska Davkova në fjalimin e saj me rastin e 11 Tetorit – Ditës së Kryengritjes Popullore. Siljanovska në fjalimin e saj kujtoi luftën për shtet të pavarur që është bërë në të kaluarën, por po ashtu theksoi se gjeneratat e tanishme duhet të vazhdojnë të luftojnë kundër sfidave aktuale.

“Ashtu si partizanët luftuan kundër pushtimit fashist, edhe ne duhet të luftojmë çdo ditë kundër padrejtësive të kohës sonë. Kundër padrejtësisë sociale dhe varfërisë, kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Ne duhet të luftojmë kundër pengesave dhe bllokimeve të padrejta të integrimit tonë evropian, por edhe kundër përpjekjeve për të falsifikuar historinë tonë dhe për të fshirë kujtesën tonë kolektive”, deklaroi Gordana Siljanovska Davkova, presidente.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, bëri thirrje për bashkim të të gjithë qytetarëve në betejën për një të nesërme më të mirë.

“Në këtë ditë kujtojmë dhe kremtojmë luftën heroike dhe të pakursyer të luftëtarëve të lirisë së vendit tonë. Pavarësisht pengesave dhe vështirësive që hasën në luftën e tyre, ata ngulmuan dhe luftuan për lirinë që e jetojmë sot”, tha Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit.

Në urimin e tij, kryeministri Hristijan Mickoski tha se sot kur po shënohen 83 vjet sfidë dhe dëshira për një Maqedoni të lirë, shpirti i sfidës së popullit është ende forca shtytëse për një të nesërme më të mirë.

“Ne si gjeneratë politikanësh nuk kemi shans të dytë dhe këtë shans dhe besim që na e keni dhënë, duhet ta shfrytëzojmë dhe të nxjerrim maksimumin prej saj, këtë ua kemi borxh brezave të tanishëm, por edhe brezave të ardhshëm, të cilëve duhet t’u sigurojmë që ardhmërinë e tyre ta ndërtojnë këtu, sepse e kemi amanet nga ata para nesh. Vetëm së bashku maqedonasit, shqiptarët, turqit, romët, serbët, vllehët, boshnjakët mund të ndërtojnë unitet, të ardhme dhe prosperitet”, u shpreh Hristijan Mickoski – Kryeministër.

Në fjalimin e tij, kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, duke uruar festën, bëri paralele mes betejës që është bërë në të kaluarën kundër fashizmit dhe synimeve dhe sfidave aktuale.

“Nëse beteja atëherë ishte për liri dhe të drejtat e njeriut, betejat e sotme janë për një Maqedoni stabile, të integruar dhe të begatë. Ne mund ta realizojmë më së miri prosperitetin tonë të integruar me aleatët tanë evropianë si anëtar të plotë dhe të barabartë të BE-së. E ardhmja evropiane e vendit tonë është synim strategjik i brezit të ri dhe askush nuk ka të drejtë t’ua marrë atë qytetarëve”, tha Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së.

Edhe këtë vit në Kuvend u nda çmimi “11 Tetori”, i cili kësaj radhe iu dha artistit multimedial Lupço Karov, piktorit Vlladimir Temkov dhe aktorit dhe producentit të dramës Jovica Misajllovski për vepër jetësore në fushën e kulturës dhe artit. /Alsat.mk

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Tetor, 2024 19:15
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?