Shfuqizimi i balancuesit/ Mickoski: Nuk do të ketë ndarje të qytetarëve në bazë të përkatësisë etnike

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Qershor, 2024 19:26

Shfuqizimi i balancuesit/ Mickoski: Nuk do të ketë ndarje të qytetarëve në bazë të përkatësisë etnike

Shfuqizimi i balancerit, mekanizëm ky që rrjedh nga Marrëveshja e Ohrit, tani më nuk është vetëm premtim parazgjedhor i VMRO – DPMNE-së, por edhe pjesë e programit qeveritar të dorëzuar në Kuvend nga ana e mandatarit Hristijan Mickoski. Në të thuhet se, Qeveria do të ndryshojë rregullativën aktuale, me qëllim shfuqizimin e balancerit dhe gjatë punësimit në institucionet shtetërore fillimisht do të respektohen cilësitë personale, profesionalizmi dhe sistemi i meritokracisë. Në programin e Qeverisë, nuk janë po ashtu as premtimet parazgjedhore të koalicionit VLEN sa i përket komunitetit shqiptar. Mickoski këtë e ka arsyetuar duke thënë se, të gjithë qytetarët do të trajtohen njëlloj e jo në bazë të përkatësive të tyre.

“Nuk do t’i ndajmë qytetarët të këtillë apo të atillë, të përcaktuar apo papërcaktuar politikisht, sipas përkatësisht fetare, nacionale. Siç thashë, qytetari është qendra jonë, bosht rreth të cilët do të konvergojmë të gjithë dhe gjithçka që është në interes të qytetarëve ka për qëllim ta udhëheqë si politikë” – tha Mickoski.

Ai tha se, koalicioni qeveritar është i unifikuar rreth 4 shtyllave kryesore të programit qeveritar, të cilat e kanë prioritet dhe në fokus kryesor përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve.

“Shtylla e parë dhe më kryesore është lufta kundër krimit dhe korrupsionit, shtylla e dytë përmirësimi i standardit të qytetarëve përkatësisht gjendja ekonomike në tërësi, shtylla e tretë, përshpejtimi i procesit të eurointegrimeve të Maqedonisë si shtet dhe shtylla e katërt, kuptohet këtu, zhvillim të barabartë, përshpejtim i procesit të decentralizimit dhe kështu me radhë” – deklaroi Mickoski.

Programi qeveritar veç më ka hyrë në procedurë parlamentare, ndërsa të shtunën do të fillojë debati për të, ndërsa deri të dielën në mesnatë, pritet që të votohet. Megjithatë, në rend dite është vetëm zgjedhja e ministrave. /tvklan.mk/

128
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Qershor, 2024 19:26
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
128
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?