ShGj: Vendosja në listën e zezë të SHBA, goditje mbi nderin dhe reputacionin e çdo gjykatësi

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Dhjetor, 2024 16:12

ShGj: Vendosja në listën e zezë të SHBA, goditje mbi nderin dhe reputacionin e çdo gjykatësi

Vendosja në listën e zezë të SHBA-së, për çdo gjykatës është një goditje serioze për nderin dhe reputacionin e funksionarit konkret të pushtetit gjyqësor, theksoi sot Shoqata e Gjykatësve të Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me emrat e fundit të cilët u publikuan në listën e zezë të SHBA-së mes të cilëve është edhe gjykatësi i Apelit, Enver Bexheti.

“Duke pasur parasysh rëndësinë e sjelljes etike dhe integritetit të gjykatësve, i cili duhet të jetë i paprekshëm dhe në përputhje, para së gjithash me Kushtetutën dhe Ligjet e vendit tonë, por edhe në përputhje me Ligjet Ndërkombëtare dhe rekomandimet e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës si partnerë tanë strategjikë, Shoqata bënë thirrje për zgjidhje të shpejtë të rastit, para së gjithash për shkak të ruajtjes së pavarësisë dhe integritetit të gjyqësorit në vend”, thuhet në njoftimin e Shoqatës.

Departamenti i Shtetit të SHBA-së dje njoftoi se do të vendosë sanksione ndaj ish-nënkryetarit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubit dhe gjykatësit të Apelit, Ever Bexheti për shkak të përfshirjes në korrupsion të konsiderueshëm.

Sipas njoftimit, Grubi dhe Bexheti kanë pranuar ryshfet për të minuar proceset gjyqësore lidhur me dënimin penal të Sasho Mijallkovit, ish-drejtor i Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit (DSK). Mijallkov ishte sanksionuar në vitin 2022 për korrupsion të konsiderueshëm sipas Seksionit 7031 (v) nga Ligji për Operacione të Brendshme dhe Programe të lidhura të Departamentit të Shtetit. Përveç sanksioneve për Grubin dhe Bexhetin, ndalesë për hyrje në SHBA janë vendosur edhe për anëtarët e familjeve të tyre.

22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Dhjetor, 2024 16:12
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?