Shkolla e re fillore në Vizbeg ende e mbyllur – Nuk dihet sa nxënës do të ketë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Gusht, 2024 19:03

Shkolla e re fillore në Vizbeg ende e mbyllur – Nuk dihet sa nxënës do të ketë

Akoma nuk dihet numri i saktë i nxënësve që do të ndjekin mësimin në shkollën e re të Vizbegut, i cila zyrtarisht pritet të nisë me punë këtë shtator.

Nga Komuna e Butelit thanë për Alsat, se për momentin 37 nxënës tashmë janë regjistruar në klasë të parë që do të ndjekin mësimin në gjuhën shqipe, ndërsa në procedurë vijon kompletimi i listës për nxënësit deri në klasë të pestë me mësim në shqip.

Gjithashtu, nga komuna bën të ditur se në shkollën e re të Vizbegut mësimin do ta ndjekin edhe rreth 40 nxënës nga klasa e dytë deri atë të pestë me mësim në gjuhën maqedonase të cilët transferohen nga shkolla periferike “Shën Klimenti i Ohrit”.

Dyert e shkollës së re të Vizbegut edhe sot ishin të mbyllura. Në to nuk kishte të varur as një njoftim rreth fillimit të vitit të ri shkollor. Banorët shprehen të shqetësuar për mosinformimin me kohë të fillimit të vitit të ri shkollor. Madje, ankohen për shumë mungesa që kanë të bëjnë me këtë objekt.

“Fëmijët, në rend të parë do të ballafaqohen me mungesë ndriçimi, tash edhe pak është kohë vjeshte, vjen dimri, mungon sinjalizimi, mungon asfalti, mungojnë kontejnerët për mbeturina. Tash, shkolla duhet të jetë e hapur, me informim, me lajmërime të punëtorëve kush sa klasë, gjithçka duhet të jetë në rregull edhe duhet me vendos ndonjë njoftim për këto. Ndoshta edhe ne pak po nxitojmë, të themi se është herët por nuk është herët se duhet të bëhen përgatitje para se të fillon viti I ri shkollor, nëse e presim vitin e ri shkollor do të bëhet vonë, do të shkoj një muaj mbrapa jo ka kushte jo ska kushte”, tha Nebi Ibrahim, këshilli i prindërve.

Në shkollën fillore “Adem Jashari” në Çair mësojnë 47 nxënës të Vizbegut nga klasa e parë deri atë të nëntë. Drejtoresha Fitore Qirezi tha se prindërit akoma nuk kanë kërkuar fletshpërngulje nga kjo shkollë për tu transferuar në Vizbeg.

“Ne kemi përgatit një listë me 24 nxënës, nga klasa e parë deri nëtë pestën dhe me të gjitha shënimet, varësisht moshës së nxënësve, sipas klasës, kemi dërgu listën përmes komunës për nxënësit e Vizbegut që ndjekin mësimin në shkollën tonë. Shkolla më afër është lehtësim edhe për nxënësin edhe për prindin edhe për të gjithë. Mirëpo, pakohet numri I nxënësve por lehtësimi ynë më I madhë është që atyre ju bëhet zgjidhja”, u shpreh Fitore Qirezi, drejtoreshë e sh.f “Adem Jashari”.

Fillimisht mësimin në objektin e ri shkollor në shkollën fillore “Vizbeg” do të ndjekin nxënësit nga klasa e parë e deri në atë të pestë.

Për shkak të mungesës së shkollës fillore në Vizbeg, qindra nxënës të kësaj lagjeje janë të detyruar të mësojnë në shkolla të ndryshme të tri komunave të Shkupit, Butel, Çair dhe Shuto Orizarë. Për të mbërritur në shkolla, nxënësit bëjnë rrugë në këmbë mbi 3 kilometra./ Alsat.mk

19
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Gusht, 2024 19:03
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
19
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?