Shkup, në Ambasadën e Kosovës votuan 17 nga 55 qytetarë të paraqitur

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Shkurt, 2025 13:31

Shkup, në Ambasadën e Kosovës votuan 17 nga 55 qytetarë të paraqitur

Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Maqedoni dje kanë votuar 17 qytetarë për zgjedhjet e sotme parlamentare në shtetin fqinj. Siç njoftojnë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), për të ushtruar të drejtën e votës në Maqedoninë e Veriut janë paraqitur 55 qytetarë. Prej atje thonë se dita e djeshme e zgjedhjeve në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës jashtë vendit ka kaluar pa asnjë problem apo pengesë.

Në zgjedhjet e sotme parlamentare në Kosovë do të mund të votojnë 2.075.868 qytetarë në 941 qendra të votimit dhe 2.533 vendvotime.

Në Kosovë të drejtë vote kanë 1.970.944 qytetarë, ndërsa në diasporë 104.924. Qytetarët e Kosovës në diasporë kanë votuar dje në 30 përfaqësi diplomatike të vendosura në 19 shtete të ndryshme. Në zgjedhjet e nënta parlamentare në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë marrin pjesë 28 subjekte politike, prej tyre 19 parti politike, pesë koalicione, dy iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur. Janë edhe gjashtë subjekte politike nga komuniteti serb.

Kuvendi i Kosovës ka 120 ulëse, prej të cilave 20 janë të garantuara për pjesëtarët e komuniteteve pakicë. Komuniteti serb ka 10 vende deputetësh, komuniteti boshnjak tre, komuniteti turk dy, komuniteti rom (komuniteti RAE) ka katër, ndërsa komuniteti i goranëve ka një ulëse parlamentare. Pragu zgjedhor është 5 për qind.

269
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Shkurt, 2025 13:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
269
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?