Shqipëri, 62 të infektuar me Ethet e Nilit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 27 Gusht, 2024 21:02

Shqipëri, 62 të infektuar me Ethet e Nilit

Ka arritur në 62 numri i pacientëve të prekur nga Ethet Nilit Perëndimor në Shqipëri, të konfirmuar në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik(ISHP).

Drejtoresha e këtij institucioni, Eugena Tomina tha se rastet janë nga zona të ndryshme të vendit dhe se survejanca për këtë sëmundje është e ngjeshur dhe intensive në të gjitha nivelet.

“Aktualisht jemi në nivelin e 62 rasteve të konfirmuara, kemi një shpërndarje gjeografike në disa zona të vendit. Ka raste të shtruara në spital, por duhet të theksohet fakti që ka një bashkëpunim të ngushtë me bashkitë respektive që duhet të kryejnë dezinsektimin në zonat vatra ku janë identifikuar rastet”, tha Tomini

Po ky sezon veror nuk ka qenë i qetë edhe për shkak të larmisë së viruseve respiratore që kanë qarkulluar.

Në një javë qendrat shëndetësore kanë raportuar mbi 6000 infeksione respiratorë, ku virusi më dominues ka qenë COVID.

“Kemi një luhatje të rasteve nga java në javë të rasteve të konfirmuara me COVID që shkojnë nga niveli i 200 rasteve në 160 në javën e fundit që jemi. Kemi shkuar në javën që ne lamë deri në nivelin e 6 mijë rasteve të infeksioneve respiratorë të sipërme dhe të poshtme. Duhet të theksojmë se nënvariantete e Omicron kanë gjetur një përshtatje tani dhe po perceptohet si një gjendje virale mëse e zakonshme”, theksoi Tomini.

Simptomat kanë qenë të përziera dhe shumë ngjitëse.

“Mund të kemi gërshetim me prekje gastroentensinale apo vetëm me pjesën e sipërme të rrugëve respiratorë. Nuk duhet të neglizhojmë që COVID jep edhe forma të rënda dhe te subjektet me imunitet të kompromentuar sigurisht që kemi patur edhe forma të rënda me shtrime spitalore”, u shpreh Tomini.

ISHP po përgatitet me UNICHEF për porositë e vaksinave të reja sezonale të gripit dhe COVID, doza këto që rekomandohen të dyja njëherësh në disa grupe me nisjen e vjeshtës.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 27 Gusht, 2024 21:02
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?