Shqipëri: Apeli dënon me një vit burgim deputetin e PD-së

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Shtator, 2024 19:31

Shqipëri: Apeli dënon me një vit burgim deputetin e PD-së

Deputeti i Partisë Demokratike (PD) në opozitë, Ervin Salianji, është dënuar me një vit burgim, pasi Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë, për akuzën “kallëzim i rremë”.

Avokati i deputetit pretendoi se vendimi u mor mbi “prova të fabrikuara”. Ndërkaq, deputeti Ervin Salianji, gjatë një prononcimi për gazetarë e cilësoi vendimin si politik.

“Dosje e kopsitur nga fillimi në fund. Vendimmarrje politike. Do ta shohin si do të shkojë historia. Jam i nderuar dhe kam medalje që shndrit në karrierën politike. Do e ankimoj vendimin dhe do ndjekim procedurat e tjera gjyqësore”, tha ai.

Me vendimin e Gjykatës së Apelit, Salianji automatikisht humb mandatin e deputetit. Kjo parashihet në Ligjin e dekriminalizimit, sipas të cilit, një funksionar shtetëror që dënohet me vendim të formës së prerë e humbet menjëherë mandatin apo funksionin që ushtron.

Në seancën e sotme në Gjykatën e Apelit morën pjesë edhe deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

PD-ja njoftoi se do të zhvillojë një mbledhje urgjente të grupit parlamentar.

Çështja ndaj deputetit demokrat, njihet edhe si çështja “Babale” dhe lidhet me një audio-përgjim të publikuar në maj të vitit 2018 nga Partia Demokratike, në të cilin pretendohej se vëllai i ministrit të Brendshëm në atë kohë, Fatmir Xhafaj, bisedonte një person tjetër me të cilin pajtohej për trafikim të drogës.

Audio-përgjimi u cilësua nga Prokuroria si i sajuar. Ndërsa gjykata e shkallës së parë e dënoi deputetin me një vit burgim./REL

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Shtator, 2024 19:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?