Shqipëri/ Mosbindje civile, PD do të bllokojë 6 rrugë nesër

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Tetor, 2024 20:22

Shqipëri/ Mosbindje civile, PD do të bllokojë 6 rrugë nesër

Partia Demokratike ka lajmëruar Policinë e Shtetit se do protestojë të martën për 3 orë. Në materialin informues të dërguar në polici, PD informon policinë se tubimi do të nisë në orën 17:00 dhe do përfundojë në orën 20:00. Ndryshe nga protesta e fundit, Partia Demokratike do e shtrijë mosbindjen civile në disa segmente rrugore duke bllokuar qarkullimin.

Në njoftimin e fundit, nisur nga objekti i kërkesës së bërë për zhvillimin e tubimeve në disa akse rrugore, Policia e Shtetit iu ka kthyer përgjigjje organizatorëve të protestës se merr përsipër garantimin e tubimeve që nuk bllokojnë lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve. Bllokimi i akseve rrugore sipas Policisë është vepër penale e parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal dhe cilido që do të ndërmarrë veprime për të bllokuar rrugët, do të përballet me pasojat që sjell shkelja e këtij neni.

Në kryeqytet, protestuesit do të bllokojnë mbikalimin e Kthesës së Kamzës, në hyrje të Tiranës. Bllokim do të ketë edhe të disa akseve të tjera. Më konkretisht rrethrrotullimet në Milot, Shkozet, Bradashesh, Rrogozhinë dhe Levan. Për mbarëvajtjen e tubimit, të shpërndarë në disa qytete njëkohësisht, do të angazhohen rreth 1200 forca policore. Pothuajse e gjithë Policia Rrugore do të jetë në terren me qëllim kontrollimin e lëvizjeve të automjeteve që të mos ketë bllokim të rrugëve.

Po ashtu pjesë e planit të masave do të jenë edhe efektivë të forcave të rendit, Shqiponja dhe Forca të Sigurisë Kombëtare. Ndërkohë për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve që do të qarkullojnë në akset rrugore të mësipërme, Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa që në rast bllokimi, të devijojë qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative. Gjithashtu, personat që duan të udhëtojnë drejt Rinasit, me qëllim daljen jashtë vendit, për shkak të trafikut që mund të krijohet, të arrijnë në aeroport para orës 17:00, ose të përdorin rrugët alternative.

113
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Tetor, 2024 20:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
113
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?