Shtrenjtimi i bukës, qytetarët: Na shtrenjtojnë kafshatën e gojës

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Qershor, 2024 19:11

Shtrenjtimi i bukës, qytetarët: Na shtrenjtojnë kafshatën e gojës

Qytetarët habiten thuajse çdo ditë me çmimet e reja në tregje. Që nga e mërkura, qytetarët blejnë bukën e bardhë me rreth 10% më të shtrenjtë. Por edhe çmimet e produkteve tjera po rriten çdo ditë. Muajt e fundit po përballemi me një rritje të ndjeshme të çmimeve të prodhimeve elementare të jetës, veçanërisht të ushqimeve.

“Një familje duhet të ketë qaty diku, më së paku 1 mijë euro të ardhura për ti dalë në skaj muajit. A ku ti marrim? S’ke ku i merr! Gjithë punojnë por rroga të mira nuk ka e për të kapërcyer muaji ma mirë mos pyet. Kjo është!”, tha një qytetar.

“Ashtu e kanë politikën. A duhet dikush të ndërmerr masa? Ajo varet nga Qeveria. Sa është vështirë të ja dalë një familje? Për Zotin, shumë vështirë! Sa shpenzoni në muaj? Varet kush sa merr! Për ne konkretisht që jemi tre anëtarë të familjes sado që kursej më së paku për ushqim shpenzojmë 500 euro, pa përfshirë faturat dhe detyrimet tjera”, u shpreh një qytetare.

Nuk e di, nuk gjej fjalë të them për këtë situatë! Vështirë e kemi, jemi me një pension dhe s’ ja dalim dot. Po duhet të ndërmerren masa për përmirësimin e jetesës së popullit”, deklaroi një tjetër qytetare.

Nga Oda e Agro-biznesit i bëjnë thirrje qeverisë të ndërhyjë dhe të ndihmojë në zbutjen e kësaj goditjeje ekonomike. Kreu i kësaj Ode, Goran Georgievski tha se duhet të subvencionohen çmimet e grurit deri te vendosja e masave për kontrollin e çmimeve të nevojave bazë. Ai tha se këto çmime do të vazhdojnë deri në korrjet e grurit në vendin tonë dhe duke parë rendimentin e prodhimit vendor do të vendose më tej.

“Vendosja e embargos nga BE-ja ndaj blerjes së drithërave të Rusisë dhe Bjellorusisë, u reflektua në rritjen e çmimeve në bursën botërore të grurit dhe si pasojë ne që marrim nga vendet ndërmjetëse na është rritur kostoja e furnizimit me drithë. Rritja e çmimit të bukës për 10% në shitjen me pakicë, do të thotë se është rritur për 3 denarë, përkatësisht nga 33 tani një bukë është bërë 36 denarë”, njoftojnë nga Oda e Agro-Biznesit.

Çmimet e ushqimeve u rritën për të tretin muaj radhazi, njoftoi Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara. Në raportin e FAO-s thuhet se çmimet e drithërave në maj u rritën me 6.3% në krahasim me prillin. Ky ishte rezultat i një rritjeje të çmimeve të eksportit të grurit, duke reflektuar shqetësimet në rritje për kushtet e pafavorshme të të korrave që reduktojnë rendimentet për të korrat e vitit 2024 në zonat kryesore prodhuese, duke përfshirë pjesë të Amerikës së Veriut, Evropës dhe rajonit të Detit të Zi, përfshirë Ukrainën, Bjellorusinë dhe Rusinë. /Alsat.mk

124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Qershor, 2024 19:11
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?