Sistemi i drejtësisë, ambasada e SHBA-së: Të respektohet ligji

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Shkurt, 2025 18:24

Sistemi i drejtësisë, ambasada e SHBA-së: Të respektohet ligji

Ambasada e SHBA-së në vend po ndjek nga afër zhvillimet e fundit në sistemin e drejtësisë dhe kërkon të respektohet ligji, thotë ambasadorja Angella Ageler, duke iu përgjigjur një pyetjeje lidhur me njoftimet për shkarkimin e prokurorit publik të shtetit, si dhe të pesë anëtarëve të Këshillit gjyqësor të zgjedhur nga Kuvendi. Ageler nuk deshi të komentojë shkarkimin e mundshëm të Kocevskit, por tha se Shtetet e Bashkuara janë duke e monitoruar situatën në gjyqësor.

“Nuk kam koment. Jam e informuar dhe po e ndjekim procesin. Sipas njohurive të mia, procedura ligjore tashmë është duke u zhvilluar dhe sigurisht që po e ndjekim. Edhe ne po e ndjekim nga afër këtë proces. Është e qartë se prej vitesh kemi vënë në dukje se në raport me Këshillin gjyqësor, por edhe për aspekte të tjera të sistemit gjyqësor, ka procedura ligjore dhe sipas njohurive të mia, ai proces është në vazhdim dhe po e monitorojmë nga afër situatën dhe duam të shohim që ligji të respektohet”, deklaroi Angella Ageler- ambasadore e SHBA-së.

Ndërkaq, Ministria e drejtësisë tashmë është duke përgatitur propozimin për shkarkimin e prokurorit publik republikan, Lupço Kocevski, i cili duhet të dërgohet në Qeveri.

“Ministria e drejtësisë është duke përgatitur Propozimin për shkarkimin e Prokurorit publik të shtetit, pas së cilës do ta dorëzojë në Qeveri për procedim të mëtejmë nga Këshilli i prokurorëve publikë. Afat për dorëzim nuk ka”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Pasi Qeveria t’ia kalojë Këshillit, anëtarët do të kenë dy javë kohë për të përgatitur mendimin dhe pavarësisht qëndrimit të tyre, shkarkimi i Kocevskit do të vihet në tryezë para deputetëve. Pikërisht në institucionin ligjvënës, me shumë gjasa do të mbahet seanca në fillim të marsit për interpelancat e pesë anëtarëve të Këshillit gjyqësor të dorëzuara nga shumica, por edhe nëse deputetët votojnë interpelancat, janë anëtarët ata që në fund do të duhet të vendosin nëse do të japin dorëheqjen dhe do të tërhiqen nga Këshilli gjyqësor. 

276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Shkurt, 2025 18:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?