S’ka komision për licencim që 9 muaj – Mijëra të punësuar mbesin pa licenca!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Shtator, 2024 19:23

S’ka komision për licencim që 9 muaj – Mijëra të punësuar mbesin pa licenca!

Mungesa e një komisioni për licencimin e punonjësve të çerdheve në shtet, ka bërë që mijëra të punësuar dhe të interesuar për punë si edukatore dhe punonjës profesional në çerdhe, dhe shumë drejtorë të mbesin pa licencë përkatëse.

Komision për licencim nuk ka tashmë më shumë se 9 muaj.

Ministri i Politikës Sociale Fatmir Limani paralajmëroi se komisioni do të funksionojë së shpejti, por pa saktësuar se kur. Në Tetovë, kjo mungesë ka ndikuar në mos hapjen e çerdhes së re.

“Jam në fazën e fundit të përgatitjes së formulimit dhe Projekt Ligjit për këtë çështje e që do kaloj në seancë të Qeverisë e pastaj edhe në kuvend që të përmbyllet e gjithë kjo procedurë. Arsyeja se përse e kanë mbajt nëntë muaj pezull këtë është thjeshtë për të dhënë hapësirë e mundësi çerdheve që nuk plotësojnë kushte të mund të funksionojnë mbi bazën e arsyetimit tek inspektorati kur kërkon përgjegjësi, që ti drejtohen se i mbajmë punëtorët pa licenca shkaku se fajin ka pushteti”, tha Fatmir Limani, ministër i Politikës Sociale.

“Me dhënien e pëlqimeve për objektin e ri çerdhja do të hapet. 28 punësime duhet. Problem kyç kemi edhe licencimin sepse komisioni për licencim të personelit në kopshte që prej nëntë muajsh nuk është në funksion, andaj edhe gjeneratat e reja të interesuara për punë në kopshte presin më shumë se dy vite por nuk u japin licenca, edhe pse me Ligj afati i dokumente është gjashtë muaj dhe duhet të jepet përgjigje, por nuk janë thirrur dhe kemi shumë nga ata që vijnë në kopsht për tu informuar por ende ska gjë”, u shpreh Fatlinda Jahja, drejtor e çerdheve të Tetovës./ Alsat.mk

244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Shtator, 2024 19:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?