S’ka takime mes grupeve për formimin e Qeverisë, palët diskutojnë brenda radhëve të veta

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Maj, 2024 19:32

S’ka takime mes grupeve për formimin e Qeverisë, palët diskutojnë brenda radhëve të veta

Negociatat për formimin e shumicës së re parlamentare mes VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit VLEN sot kanë vazhduar në korniza të konsultimeve brenda subjekteve.

Ndonëse u fol për një takim të ri, deri tani nuk kishte informacion konkret edhe pse palët kishin deklaruar paraprakisht se duan që negociatat deri në arritjen e marrëveshjes të bëhen pa presionin e opinionit. Bisedimet kanë arritur në fazën e definimit të resorëve dhe kuadrove, por me sa ministri dhe cilat pozita tjera do të udhëheq koalicioni VLEN kjo akoma mbetet e paqartë edhe pse në rrethana jo zyrtare u fol për 6 ministri, një zëvendëskryeministër dhe kryetarin e Kuvendit. Rëndësi i kushtohet çështjeve programore dhe prioriteteve që palët kanë në programet e tyre zgjedhore. Bilall Kasami tha se për koalicionin VLEN prioritet kanë ndryshimet kushtetuese dhe integrimi në BE, ndërsa nuk dyshon se edhe VMRO-DPMNE-ja është e përcaktuar për këtë prioritet.

“Për vullnetin e VMRO-DPMNE-së pyesni ata. Neve kemi thënë se një ndër prioritetet e koalicionit VLEN janë ndryshimet kushtetuese dhe vazhdimin e rrugëtimit të vendit drejtë BE-së. Sa i përket palës tjetër, duhet deklaruar ata por e di që nuk kanë as ata dilema rreth integrimit në BE”, deklaroi Bilall Kasami, Koalicioni VLEN.

Marrëveshja parimore pritet ditën e premte. Parimi i ndarjes së pushtetit dhe pozitave nuk është bërë i ditur. Ndërkohë nuk dihet as për negociatat me subjektet tjera edhe pse u përfol se interesim për të qenë pjesë e shumicës së re ka shfaqur edhe partia ZNAM e Maksim Dimitrievskit. Kjo mbetet në korniza të jo zyrtares derisa asnjëra palë nuk ka deklaruar se ka negociata konkrete. Pas marrëveshjes parimore pason konstituimi i Kuvendit, ndërsa deri në mesin e muajit qershor pritet votimi i Qeverisë së re. Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka deklaruar se pret që të siguron shumicë prej 2/3 me të cilën ka për qëllim ndryshimin e një sërë ligjesh sistematike. /Alsat.mk

113
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Maj, 2024 19:32
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
113
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?