“S’kishte konsultime”, Xhufi për shtetin e “Urdhrit Bektashi”: Rrezikojmë të hapim një konflikt panshqiptar

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 24 Shtator, 2024 22:02

“S’kishte konsultime”, Xhufi për shtetin e “Urdhrit Bektashi”: Rrezikojmë të hapim një konflikt panshqiptar

Finalizimi i shtetit sovran të “Urdhrit Bektashi” mund të prodhojë një konflikt panshqiptar, i cili rrezikon të shtrihet përtej kufijve zyrtarë të Shqipërisë.

Kështu u shpreh historiani i njohur Pëllumb Xhufi, gjatë diskutimit në studion e emisionit “Real Story”, me gazetarin Sokol Balla.

Ai theksoi se për këtë pjesë duhej të kishte një konsultim informal pasi siç shtoi Xhufi nga reagimet që vijnë duket që nuk ka patur diçka të tillë.

Më tej, historiani Xhufi tha se marrëdhënia me shtetet e tjera nuk është një lojë, por ato krijohen mbi bazën e interesave strategjike dhe jo të bazuara te personi.

“Atëherë ne e hapim një konflikt panshqiptar dhe shtrihemi dhe përtej, por unë shoh dhe me Turqinë. Tani Turqinë e shpalle vende me të cilin ke marrëdhënie strategjike dhe kam qenë ndër ata që e kam mbështetur. Ata janë gjendur të parët dhe duhet t’ua dimë për faleminderit. Mua s’më pëlqen që ka një president, që është… mirëpo, ai sot është, nesër jo, marrëdhëniet me shtetet duhen parë seriozisht, nuk shihen me mua, jam unë sot dhe… Po një konsultim informal nuk mund të bëhej? Nga reagimet që shoh unë, kuptoj se nuk ka pasur, ka shkruar edhe gazeta turke, që aty kuptohet… dhe këtu duhet patur kujdes edhe kjo tani, pasi e vë vendin tënd në një skatierë të nxehtë ku ske të bësh fare….me Greqinë i ke si i ke. Nuk është për ta kaluar shumë lehtë, ka edhe precedentë që kanë ndodhur edhe përpara dhe duhet shumë seriozisht duhet parë, në radhë të parë nga kryeministri që merr këto iniciativa”, tha ai./ abcnews.al

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 24 Shtator, 2024 22:02
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?