Snopçe apel BDI-së: pastroni rrugën tuaj është në interesin e të gjithëve 

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Shkurt, 2025 15:59

Snopçe apel BDI-së: pastroni rrugën tuaj është në interesin e të gjithëve 

Deputeti i koalicionit VLEN, nga radhët e ASH-së, sot nga foltorja e Kuvendit ka drejtuar një apel partisë opozitare shqiptare, BDI-së, nga ku ka kërkuar që të vazhdojnë me reformim.

Sipas Snopçes reformimi i BDI-së është në interesin e përgjithshëm.

“Apeli im ndaj BDI-së për tu reformuar. Vetëm reformimi prej së vërteti është në interes të popullit. Vërtetë që keni pasur shumë goditje kohët e fundit. Goditjet do të vazhdojnë sepse duhet dhënë llogari edhe për të bëmat, por edhe për të pabëmat që duhej të kishit bërë. Duhet të dini se të gjithë rufetë nuk të godasin për të prishur jetën. Disa prej tyre të godasin edhe për të ta pastruar rrugën. Prandaj bëj apel, pastroni rrugën tuaj gjë që është në interesin e përgjithshëm”, ka deklaruar deputeti i VLEN, Halil Snopçe.

Ai gjithashtu shtoi se përmirësimi i gabime është i natyrshëm dhe duhet të ndodhë.

Sipas tij kur nuk përmirësohen gabimet kjo bënë problem të vërtetë. „Nëse bënë gabim nuk e korrigjon gabimin ky është gabimi i vërtetë, prandaj edhe lapi ka gomën se kush shkruan mund të gabojë“, përfundoi deputeti Snopçe

268
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Shkurt, 2025 15:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
268
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?