Snopçe: Kjo qeveri ka mbështetje të jashtëzakonshme

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Dhjetor, 2024 15:11

Snopçe: Kjo qeveri ka mbështetje të jashtëzakonshme

Koordinatori i grupit parlamentar të koalicionit VLEN, Halil Snopce në një deklaratë për A2 CNN, ka theksuar se qeveria e re ka një mbështetje të jashtëzakonshme edhe nga faktori ndërkombëtar. Ai tha se kjo qeveri është duke luftuar pakompromism korrupsionin dhe krimin e organizuar, që nuk kishte qenë në të kaluarën. 

“Kemi një qeverisje të re, një qeverisje me një përkrahje të jashtëzakonshme nuk diskutohet, dhe normalisht një ndër premtimet kryesore të qeverisë ishin tre pika kyçe. Pika e parë ishte vazhdimi i procesit eurointegrues sepse Maqedonia nuk ka alternativë tjetër përveç nisjes së negociatave për anëtarësim. Pika e dytë ishte përforcimi ekonomik, zhvillimi ekonomik, për shkak se ne kemi ngecje në zhvillimin tonë ekonomik,  parametrat ekonomik e tregojnë atë dhe normalisht nuk e flasim ne atë, por e tregojnë edhe parametrat e instancave relevante për matje të autorizuara për këtë punë. Dhe pika e tretë ndoshta kyçe, normalisht që do të implikonte rezultat të suksesshëm në realizimin e dy parametrave të parë është lufta e pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sepse edhe këtë nuk e themi ne, ne kemi patur një deklaratë të Ambasadores amerikane në Shkup, ku thoshte se në Maqedoni kemi pandemi të korrupsionit. Pra kur një Ambasadori të një shteti më të fuqishëm në botë e thotë këtë, kjo i bie se ti je i sëmurë, dhe kur je i sëmurë duhet të marrish masa për të evituar zgjerimin e kësaj sëmundje. Pra kur themi epidemi, njësoj si në kohën e Kovidit, qytetarët e dinë, pra masat kundër Kovidit ishte izolimi. E fatkeqësisht shteti i Maqedonisë nuk e izoloi askënd në periudhën paraprake”, ka deklaruar mes tjerash Snopce. 

Ai mes tjerash shtoi se shteti në të kaluarën nuk ka patur rezultate konkrete në luftën korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Pavarësisht ftesave të miqve tonë ndërkombëtar por edhe tonat, kjo ka qenë pasojë edhe mosfunksionalitetit të sistemit gjyqësorë për shkak se shumë lëndë kanë qenë në sirtarë dhe nuk janë procesuar”, tha Snopçe.

263
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Dhjetor, 2024 15:11
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
263
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?