Spanja ndalon ankorimin e anijes që thuhet se po transportonte rreth 27 ton eksplozivë drejt Gazës

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2024 08:46

Spanja ndalon ankorimin e anijes që thuhet se po transportonte rreth 27 ton eksplozivë drejt Gazës

Qeveria spanjolle ka njoftuar se do të refuzojë kërkesat e çdo anijeje që transporton armë në Izrael dhe dëshiron të ndalet në portet spanjolle.

Siç raportohet, autoritetet spanjolle kanë refuzuar kërkesën e një anijeje që transportonte armë për Izraelin, të ankorohej në një nga portet e vendit.

“Kjo është hera e parë që e bëjmë këtë sepse është hera e parë që kemi zbuluar një anije që transportonte një dërgesë armësh në Izrael dhe dëshiron të hyjë në një port spanjoll”, tha Ministri i Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Albares.

“Ministria e Jashtme do të refuzojë sistematikisht ndalesa të tilla për një arsye të qartë: Lindja e Mesme nuk ka nevojë për më shumë armë, ka nevojë për më shumë paqe”, shtoi Albares.

Ndryshe, anija me flamur danez, “Marianne Danica” u nis nga India drejt portit juglindor të Kartagjenës me 27 ton eksploziv, sipas gazetës spanjolle El Pais, shkruan euronews.

Bëhet e ditur se ky vendim i qeverisë së Pedro Sanchez vjen vetëm disa ditë pasi disa politikanë spanjollë i kërkuan qeverisë të ndalojë hyrjen e një anijeje tjetër, “Borkum”, për të cilën grupet pro-palestineze thonë se transporton armë në Izrael.

Mirëpo, Borkum e mori autorizimin e qeverisë për të ndaluar në Kartagjenë pasi thuhet se destinacioni i saj ishte Republika Çeke e jo Izraeli.

Shteti spanjoll ka ndaluar shitjen e armëve në Izrael dhe ka kritikuar ashpër ofensivën izraelite në Gazë.

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2024 08:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?