Spitali Tetovës, BDI: Sa larg mund të shkojë degradimi moral dhe vjedhja në kurriz të jetës së pacientëve?

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Dhjetor, 2024 12:58

Spitali Tetovës, BDI: Sa larg mund të shkojë degradimi moral dhe vjedhja në kurriz të jetës së pacientëve?

Skandalet që kanë përfshirë Qendrën Klinike të Tetovës po shokojnë opinionin publik çdo ditë e më shumë. Lajmet e fundit, që zbulojnë se drejtori ka nënshkruar kontratë prej 300 mijë eurosh me babain e nuses së djalit të tij, ështl një dëshmi e qartë e një degradimi moral të paprecedent. Si është e mundur që njerëz të tillë, me mendje kriminale dhe pa pikë mëshire, të pasurojnë familjet e tyre ndërkohë që pacientët dhe fëmijët humbin jetën për shkak të keqmenaxhimit dhe mungesës së barnave dhe shërbimeve bazike?

A mund të imagjinojë dikush më shumë papërgjegjësi dhe më shumë moskokëçarje për jetën e njerëzve? A është ky standardi që ministri i biznesit në shëndetësi ka vendosur për shërbimin publik? Në vend që të sigurojnë barnat jetike dhe kushtet minimale për trajtim, këta individë kanë zgjedhur të shfrytëzojnë dhimbjen dhe vuajtjen e pacientëve për të mbushur xhepat e tyre dhe të familjarëve të tyre.

BDI e dënon me forcën më të madhe këtë sjellje të papranueshme dhe kriminale. Shëndetësia është një sektor që duhet të shërbejë për të shpëtuar jetë, jo për të krijuar pasuri për klane familjare të lidhura me drejtues të paaftë dhe të korruptuar. Kjo situatë është pasojë e një qeverie të paaftë dhe e një drejtimi të degraduar që i vendos interesat personale mbi jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

I bëjmë thirrje organeve të drejtësisë dhe të gjithë faktorëve relevantë që të ndërhyjnë menjëherë për të ndalur këtë katastrofë morale dhe institucionale. Përgjegjësit për këtë degradim duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe morale për dëmin e pallogaritshëm që po i shkaktojnë pacientëve dhe qytetarëve të këtij vendi.

Qytetarët  e Tetovës dhe i gjithë vendit meritojnë një shëndetësi që i shërben atij me dinjitet dhe profesionalizëm, dhe jo një sistem të shndërruar në burim pasurimi për disa individë të papërgjegjshëm. BDI mbetet e angazhuar për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe për të siguruar një të ardhme ku shëndeti të mos jetë privilegj, por e drejtë e garantuar për të gjithë.

408

Alta Banka në Maqedoninë e Veriut: Kush mban përgjegjësi për lejimin dhe avancimin e aktivitetit të saj?

Duke pasur parasysh dokumentet e viteve 2023 dhe 2025 që lidhen me aksionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Alta Bankën në Beograd dhe ofertën për blerjen e aksioneve të institucioneve publike, sipas jush, cila qeverisje mban përgjegjësinë politike për ardhjen dhe avancimin e Alta Bankës në tregun e Maqedonisë së Veriut?

Voto dhe shpreh qëndrimin tënd!

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Dhjetor, 2024 12:58
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
408

Alta Banka në Maqedoninë e Veriut: Kush mban përgjegjësi për lejimin dhe avancimin e aktivitetit të saj?

Duke pasur parasysh dokumentet e viteve 2023 dhe 2025 që lidhen me aksionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Alta Bankën në Beograd dhe ofertën për blerjen e aksioneve të institucioneve publike, sipas jush, cila qeverisje mban përgjegjësinë politike për ardhjen dhe avancimin e Alta Bankës në tregun e Maqedonisë së Veriut?

Voto dhe shpreh qëndrimin tënd!

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë