“Botërori 2030” duket larg, por që tani ka nisur një garë e fortë se cili vend do të presë finalen e këtij turneu. FIFA vendosi që ai të zhvillohet në Spanjë, Portugali dhe Marok, megjithëse nisja do të bëhet nga Amerika e Jugut, ku Argjentina, Paraguai dhe Uruguai do të presin nga një ndeshje për të festuar 100-vjetorin e Kupës së Parë të Botës.
Kështu, Maroku ka vendosur të sfidojë Spanjën për organizimin e finales së madhe, me “iberikët” që kanë propozuar impianin legjendar por të rinovuar dhe modernizuar “Santiago Bernabeu”, ndërsa marokenët kanë prezantuar projektin e ri të stadiumit që do të jetë më i madhi në botë. Ai pritet të ndërtohet në Kasablanka dhe do të ketë një kapacitet prej 115 mijë spektatorësh.
Sipas parashikimeve të qeverisë së Marokut, ky impiant do të jetë gati për të pritur ndeshje në fund të vitit 2027 ndërsa do ta marrë emrin “King Hassan II”.
Me këtë stadium që llogaritet të kushtojë më shumë se 500 milion euro, marokenët pretendojnë të kalojnë Spanjën në garën për të marrë finalen e “Botërorit 2030”./abcnews.al/
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
2 Tetor, 2024 20:58
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.