Studentët e Maqedonisë së Veriut do të kenë një javë mundësi për të aplikuar për mjetet e transportit

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Maj, 2024 21:55

Studentët e Maqedonisë së Veriut do të kenë një javë mundësi për të aplikuar për mjetet e transportit

Ministria për Arsim dhe Shkencë një javë do të pranojë aplikime nga studentët e rregullt që janë shtetas të Maqedonisë së Veriut për të marrë mbështetje financiare për transport, transmeton Portalb.mk.

“Thirrje publike për realizimin e mbështetjes financiare për studentët të cilët  jetojnë jashtë vendit të studimit për vitin akademik 2023/24”, sqaroi Ministria.

Kusht tjetër është edhe ajo që studentët të jenë të regjistruar në universitetet shtetërore dhe të jenë larg vendbanimit për studime.

Për të fituar mbështetjen financiare, kandidatët duhet të aplikojnë në mënyrë  elektronike në linkun në vazhdim: https://e-uslugi.mon.gov.mk/”, raportoi Ministria, duke theksuar që afati për aplikim do të jetë 7 ditë.

Ndryshe, studentët e Maqedonisë së Veriut prej muajit dhjetor kanë mundësi të shfrytëzojnë mbështetje financiare për transport. Mbështetja financiare mujore është prej 600 deri 1200 denarë. Kjo ishte një nga masat antikrizë që ishte marrë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, e cila kishte paralajmëruar që masa do të zgjasë vetëm shtatë muaj.

Hulumtimi “Shporta Studentore e studentëve të fakultetit Ekonomik, Filologjik dhe Shkencave Mjekësore” nga Forumi për Ndryshime në Arsim (FNA) ka nxjerrë në pah harxhimet me të cilat përballen studentët në RMV në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” si dhe në Universitetin e Tetovës.

127
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Maj, 2024 21:55
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
127
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?