Tabaku: Zhvlerësimi i euros, rezultat i pastrimit të parave në sektorin e ndërtimit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 27 Gusht, 2024 21:25

Tabaku: Zhvlerësimi i euros, rezultat i pastrimit të parave në sektorin e ndërtimit

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka ngritur shqetësimin për zhvlerësimin “historik”, sipas saj, të euros gjatë kësaj vere. Sipas saj, ky fenomen nuk lidhet me faktorët tradicionalë ekonomikë si turizmi apo bujqësia.

Tabaku thekson se raportet e INSTAT-it dhe Ministrisë së Financave tregojnë se i vetmi sektor me rritje ekonomike është ndërtimi, një sektor që, sipas saj, “po përfiton nga investimet e huaja direkte, të cilat në të shumtën e rasteve kanë shkuar në blerjen e pasurive të patundshme.”

“Ky zhvillim tregon për pastrimin e parave në sektorin e ndërtimit, një fenomen që nuk reflekton interesat e qytetarëve të ndershëm dhe nuk kontribuon në zhvillimin e ekonomisë reale. Prodhuesit shqiptarë dhe fermerët po ndëshkohen, pasi zhvlerësimi i euros i ka bërë produktet shqiptare më të shtrenjta jashtë vendit, duke i dalë kështu jashtë funksioni tregut të brendshëm.”, thekson Tabaku.

Sipas saj, prodhimi sot është duke u penalizuar, pasi produktet shqiptare të fermës dhe bujqësisë janë duke u penalizuar pasi shiten jashtë më shtrenjtë dhe praktikisht ka nxjerrë çdo gjë jashtë funksioni në tregun e brendshëm.

“Ekonomia shqiptare vetëm si rezultat i kësaj po mbështetet tek importi dhe produktet e importeve”, shton ajo.

Deputetja e PD-së kërkon një model ekonomik të ri, që shpërndan pasurinë në të gjitha nivelet dhe nuk mbështetet vetëm në sektorin e ndërtimit, që sipas saj është bërë qendër e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

“Ne duhet të sjellim një model ekonomik i cili e shpërndan pasurinë në të gjitha nivelet ndërkohë kjo që po ndodh është e fokusuar tek pastrimi parave dhe korrupsioni. Asnjë vlerë për qytetarët dhe asnjë vlerë për bizneset e ndershme”, nënvizon Tabaku.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 27 Gusht, 2024 21:25
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?