Ministri i Jashtëm maqedonas Timço Mutsunski sot në Nju Jork do të ketë takimin e parë me kolegun e tij nga Greqia, Giorgos Gerapetritis, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
“Në takim do të diskutohet për temat më aktuale rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy vendeve”, njoftoi shkurt Ministria e Jashtme. Informacioni për takimin u përhap edhe në Athinë. MPJ greke njoftoi se Gerapetritis do të marrë pjesë sot në takimin ministror të grupit joformal “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, në prani të ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe më pas në takimin e ministrave për punët e jashtme të BE-së. Në agjendë janë zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë, por në njoftimin e tyre nuk ka më shumë detaje për temat e takimit me Mucunskin. “Në margjinat e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme, zoti Gerapetritis do të ketë takime të veçanta dypalëshe me ministrat e jashtëm të Bolivisë, Maqedonisë së Veriut, Bahreinit dhe Arabisë Saudite”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Greqisë. /Alsat.mk
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
23 Shtator, 2024 19:25
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.