Taravari në Uashingtob në inaugurimin e Presidentit Trump 

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Janar, 2025 19:13

Taravari në Uashingtob në inaugurimin e Presidentit Trump 

Kryetari i ASH-së dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari po qëndron në Uashington në inaugurimin e presidentit Donald Trump. Ai ka shkruar se liderët më të mëdhenj në botë janë mbledhur duke bërë botën një familje më të madhe.

“Në Washington ka filluar mëngjesi i Inaugurimit më të rëndësishëm të botës. Liderët më të mëdhenj botërorë janë mbledhur këtu duke e bërë Botën një familje më të madhe”, shkruan Taravari nga Uashingtoni.

Ndryshe, në fjalimin e tij inaugurues si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump zbuloi planet e tij për një rikthim të fuqishëm të ëndrrës amerikane dhe premtime për ndryshime të mëdha.

“Do të jemi sërish një vend i pasur dhe ari i lëngshëm poshtë këmbëve tona do të na ndihmojë,” deklaroi Trump, duke premtuar rikthimin te burimet natyrore për të fuqizuar ekonominë e vendit.

Ndër prioritetet e tij, ai përmendi heqjen e mandateve për mjetet elektrike dhe mbështetjen e punëtorëve amerikanë të prodhimit të automjeteve.

“Do të ndërtojmë sërish automjete në SHBA dhe do të nis menjëherë të mbroj punëtorët amerikanë,” theksoi ai.

Trump njoftoi krijimin e një Departamenti të Eficiencës Qeveritare, duke premtuar përmirësim në menaxhimin shtetëror dhe mbrojtjen e lirisë së fjalës përmes një urdhri ekzekutiv.

Në një kthesë të fortë në politikat sociale, ai deklaroi se do të ndërtojë një shoqëri të bazuar në merita dhe do të ndjekë një politikë zyrtare që njeh vetëm dy gjini: mashkull dhe femër.

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Janar, 2025 19:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?