Temperaturat e larta boshatisin kryeqytetin

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Qershor, 2024 19:41

Temperaturat e larta boshatisin kryeqytetin

Moti i nxehtë bën që të boshatiset qendra e Shkupit. Drejtoria për Çështje Hidrometrologjike tashmë ka njoftuar se kemi prekur fazën portokalli, duke bërë të ditur që qytetarët të kenë kujdes për të mbrojtur veten nga këto kushte klimatike. Të njëjtën gjë, deklarojnë edhe qytetarët e intervistuar nga TV-Shenja. Ata shprehen se shkaku i  të nxehtit ata detyrohen që t’i evitojnë edhe daljet.

Qytetarja

“Shumë nxehtë. Ka ndikuar në mënyrë që të rime sa më shumë në shtëpi dhe të dalim vetëm për pune të rëndësishme të cilat i kemi për t’i kryer. Po përdorim klimat për freskim dhe mundohemi që të qëndrojmë larg diellit. Secili në mënyrën e vet të ketë qëllime për ta mbrojtur veten nga dielli për shkak se ky dielli i nxehtë është ai i cili thonë se është edhe më i nxehtë se të gjithë verat e tjera të cilat kanë kaluar, kështu që çdokush duhet të ketë atë mënyrën se si ta mbrojë, dikush të rrijë në shtëpi sa me shumë që mundet”.

Ndërkohë, edhe një qytetare tjetër vlerëson se kjo verë sipas saj është edhe më e nxehtë se verat e kaluara. Thekson se për të mbrojtur veten mundohen që të hidratohen sa më shumë që munden dhe se madje valet e të nxehtit e bëjnë atë që t’i shmangë daljet.

Qytetarja

“Është shumë nxehtë në krahasim me vitet tjera është shumë nxehtë. Hidratohemi, pimë shumë ujë, lëngje edhe akoma sa ka ardhur koha për plazhin sepse jemi dhe studente. Po pasi sidomos tani ky orar është tepër vështirë për të dalë, por ndonjëherë duhet”.

Në mesin e këtyre temperaturave të larta një qytetar tjetër vë në pah edhe mungesën e të rinjëve. Sipas tij tashmë dihet se çfarë duhet bërë në këto kohë të të nxehtit, si për shembull duke shpeshtuar daljet nëpër vendet malore dhe për të konsumuar ajër të freskët por megjithatë ai shton duke thënë se në bazë të kushteve që janë ashtu tashmë po vepron edhe njerëzimi.

Qytetari

“Normal i evitojmë disa aktivitete shkaku i nxehtësisë. P.sh deri në ora 1 ose 2 edhe pas orës 2 pasdite dmth në shtëpi me i’u largu nxehtësisë. Po normalisht pije cfarë të bëjmë tjetër, ujë të ftohtë nga frigoriferi skemi tjera kushte ne skemi smundemi t’i plotësojmë të gjitha kushtet. Ne e dimë çfarë duhet, të dalim në mal të shëtitemi ajri është më i freskët po në bazë të kushteve njerëzimi vepron”.

Në ndërkohë, rikujtojmë që sipas raporteve të DPH kanë informuar se faza portokalli do të zgjasë deri në fundjavë ku ata madje këshillojnë qytetarët të kenë kujdes dhe për çdo përkeqësim të mundshëm të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me mjekun amë. /SHENJA/.

127
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Qershor, 2024 19:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
127
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?