Toshkovski paralajmëron masa intensive për normalizimin e dhënies së dokumenteve personale

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 24 Qershor, 2024 20:23

Toshkovski paralajmëron masa intensive për normalizimin e dhënies së dokumenteve personale

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në ditën e parë të mandatit të tij realizoi vizitë pune në Departamentin për çështje administrative Shkup në ndërtesën e TVM-së dhe pikën “Prolet” me qëllim të konstatohet menjëherë gjendja faktike lidhur me çështjen e dokumenteve personale. Toshkovski në njoftimin në Fejsbuk thekson se sërish është krijuar kaos në dhënien e dokumenteve personale. Toshkovski paralajmëroi masa intensive me qëllim që në një kohë të shkurtër të normalizohet puna dhe çdo qytetar të mund të marrë dokument në procedurë dinjitoze.

“Më vjen shumë keq që më duhet të konstatoj se gjendja me dhënien e dokumenteve personale nuk është ashtu siç e lamë, gjegjësisht në këto tre javë pasi u largova nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme në qeverinë teknike, në vend të një hapi përpara është krijuar sërish kaos, punojnë më pak sportele dhe është shtuar numri i njerëzve në pritje”, theksoi Toshkovski në publikimin.

Ministri njofton se brenda një kohe të shkurtër do të merren masa intensive në mënyrë që çdo qytetar të marrë dokumentin e tij në një procedurë dinjitoze.

“Ministria e Punëve të Brendshme është shërbim të qytetarëve dhe në këtë kontekst shërbimet administrative janë një nga fushat kyçe dhe për këtë arsye në periudhën në vijim do të marrim masa intensive për të normalizuar punën në një periudhë të shkurtër kohore dhe çdo qytetar do të mund ta marrë dokumentin e tij në procedurë dinjitoze dhe në afat të arsyeshëm”, shkruan në postimin e tij në Fejsbuk ministri Toshkovski.

128
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 24 Qershor, 2024 20:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
128
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?