Transportuesit privatë, nuk u ndalua transporti publik në kryeqytet

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 24 Qershor, 2024 19:12

Transportuesit privatë, nuk u ndalua transporti publik në kryeqytet

Edhe pse ishte paralajmëruar nga shoqata e transportuesve privatë se prej mëngjesit të së hënës nuk do të qarkullojnë autobusët urbanë të transportit privat, kjo nuk ndodhi. Transportuesit privatë gjatë takimit të sotëm me përfaqësuesit e Qytetit të Shkupit, jozyrtarisht bëhet e ditur se kanë gjetur gjuhë të përbashkët dhe kanë marr garanci se do t’u paguhen mjetet financiare të papaguara për shërbimet e deritanishme. Pavarësisht kësaj, qytetarët ankohen për orarin e reduktuar të qarkullimit të autobusëve. 

“Autobusat vonohen shumë, ndërsa ka fluks të shtuar të udhëtarëve. Fare nuk jemi të kënaqur nga shërbimi i transportit urban.”, – tha një qytetare.

“Të shtunën kam pritur shumë gjatë. Shkruante se për 8 minuta do të vijë autobusi, ndërsa unë prita rreth 45 minuta.”, – tha një qytetare tjetër.

“Unë si pensionist jam i kënaqur nga transporti publik. Kam biletë mujore dhe shëtis gjithandej.”, – u shpreh një qytetar.

“Autobusët janë shumë të papastër. Higjiena është në nivel shumë të ulët, ndërsa autobusët janë shumë të reduktuara.”, – u shpreh një qytetare.

Transportuesit privatë akuzuan se NPQ-ja u ka borxh transportuesve privatë 140 milionë denarë, edhe pse drejtori i NPQ-së ka paralajmëruar se do të shlyejë borxhin, ai kishte paguar vetëm avancë prej 300 mijë denarësh. Edhe në të kaluarën transporti privat në disa raste ka ndërprerë transportin publik dhe ka bllokuar kryeqytetin, për shkak të vonesës së shlyerjes së parave nga autoritetet. Nga NPQ-ja informojnë se gjatë pushimeve verore autobusët urbanë po qarkullojnë pa probleme, respektivisht në përputhje me orarin e përcaktuar veror të qarkullimit. 

128
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 24 Qershor, 2024 19:12
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
128
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?