Tripunovski nënshkroi marrëveshje me Fakultetin e Mjekësisë Veterinare për shfrytëzimin e mbështetjes financiare

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Dhjetor, 2024 09:10

Tripunovski nënshkroi marrëveshje me Fakultetin e Mjekësisë Veterinare për shfrytëzimin e mbështetjes financiare

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, së bashku me dekanin e Fakultetit të Mjekësisë Veterinare – Shkup, Prof. Dr. Dean Jankuloski, nënshkroi një Marrëveshje për shfrytëzimin e mbështetjes financiare për investime në përmirësimin e potencialit gjenetik të lopëve qumështore në vend përmes përdorimit të spermës së seksuar dhe transferimit të embrioneve, në shumën prej 13.500.000 denarë.

Mbështetja financiare jepet në masën 100% të vlerës së investimit, por jo më shumë se 13.500.000 denarë me TVSH të përfshirë.

Kjo mbështetje jepet në përputhje me pjesën II, paragrafi (2), masa “Mbështetje teknike në bujqësi dhe zhvillim rural”, pika 1.8 “Shpenzime dhe investime të tjera për krijimin dhe zbatimin e masave për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural”, nënpika 1.8.7 “Investime për përmirësimin e potencialit gjenetik të lopëve qumështore në shtet përmes përdorimit të spermës së seksuar dhe transferimit të embrioneve”, sipas Programit për mbështetje financiare për zhvillimin rural për vitin 2024.

Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë dhe Fakultetit të Mjekësisë Veterinare – Shkup do të vazhdojë, sepse përmes punës së tyre promovohet zhvillimi teknologjik në blegtori si degë e bujqësisë dhe në mjekësinë veterinare.

Përveç kujdesit për shëndetin e kafshëve, Fakulteti luan një rol të rëndësishëm edhe në shëndetin publik, duke siguruar ushqim të sigurt dhe cilësor me origjinë shtazore.

46

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Dhjetor, 2024 09:10
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
46

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë