Tripunovski: Paguam 600 milionë denarë borxhe për subvencione

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Tetor, 2024 21:22

Tripunovski: Paguam 600 milionë denarë borxhe për subvencione

Ministri i Bujqësisë, Cvetan Tripunovski, në raportin për punën 100 ditësh në krye të kësaj ministrie, thotë se ka trashëguar një ministri krejtësisht të rrënuar, me borxhe, paga të papaguara, subvencione të pashlyera dhe shumë projekte të bllokuara, madje me dyshime serioze për krim nga ish-udhëheqësit e kësaj ministrie.

Ai përmendi se një nga vendimet e para ishte pagesa e subvencioneve të mbetura.

“Morëm vendim për pagesë të subvencioneve në vlerë prej 600 milionë denarë subvencione të mbetura nga e kaluara, ndërsa gjatë vitit që vjen do të shlyhen edhe subvencionet e mbetura dhe do të vazhdojmë me servisimin e rregullt të mbështetjes së subvencioneve rrjedhëse.”, – deklaroi ministri i Bujqësisë, Cvetan Tripunovski.

Tripunovski shprehet i vetëdijshëm se një 100 ditë janë pak për t’i zgjidhur të gjitha problemet e fermerëve. Mirëpo, premton se së bashku me Qeverinë do të dëshmojnë se do të jenë partnerë i fermerëve dhe bashkërisht do të krijojnë politikat e ardhshme bujqësore.

Tripunovski tha se gjatë këtyre 100 ditëve, ministria e Bujqësisë së bashku me Qeverinë ka arritur të zgjedhë problemin me pagat e pashlyera të të punësuarve në NP “Pyjet e Maqedonisë” dhe ShA “ Ekonomizimin e ujërave”.

259
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Tetor, 2024 21:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
259
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?