Tubimi në Tetovë, tërhiqet “Fronti Evropian”

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Maj, 2024 19:12

Tubimi në Tetovë, tërhiqet “Fronti Evropian”

“Ne kemi vendosur shtabi i Frontit Evropian që tubimin përmbyllës ta zhvendosim një ditë përpara jo më 6 maj por më 5 maj në ora 20 në sheshin Iliria vetëm e vetëm për të mos u futur në skenaret e Rusisë, Putinit, Moskës të cilët përmes veglave të tyre këtu, përmes Bilall Kasamit dhe opozitës shqiptare tentojnë që shqiptarët ti fusin në një sherr mes vete,” tha Arbër Ademi nga Fronti Europian.

Më herët kreut i Tetovës, Bilall Kasami tha se nga Koalicioni VLEN është njoftuar më 11 prill, ndërsa nga Fronti Evropian një ditë më vonë. Ai tha se në bazë të kërkesës së arritur në komunë është njoftuar edhe Sektori për Punë të Brendshme.

“Në bazë të parimit i pari që e kërkon i pari e fiton pra komuna ka pasur obligim t’i jep përgjigje koalicionit VLEN dhe ta informon Frontin Evropian se në atë kohë sheshi është i zënë. Neve kemi vepruar në bazë të procedurave. Policia nuk është ajo e cila vendos kush dhe ku do të organizon tubimet. Ne jemi shtet demokratik dhe Evropian në të cilin ligjet duhet të vlejnë për të gjithë njëjtë” – Bilall Kasami, Koalicioni VLEN.

Policia ka tentuat të organizon takim koordinues me qëllim shmangien e konflikteve dhe prishjes së rendit e qetësisë publike, por nuk ka arritur që palët t’i ulë në tryezë diskutimi. Ligji për tubime publike nuk obligon leje nga policia por thjesht njoftim për aktivitetet që do të ndërmerr subjekti. Më 6 maj partitë politike mbajnë tubimet përmbyllëse për zgjedhjet parlamentare të cilat do të zhvillohen më 8 maj. /alsat.mk

125
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Maj, 2024 19:12
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
125
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?