Turqia: Sulmi në Rafah nuk do të prekë vetëm rajonin, por gjithë botën

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Maj, 2024 19:58

Turqia: Sulmi në Rafah nuk do të prekë vetëm rajonin, por gjithë botën

Türkiye ka deklaruar se sulmi në qytetin Rafah të Gazës nuk do të prekë vetëm rajonin, por të gjithë botën, si dhe ka kërkuar nga Izraeli që të “tërhiqet menjëherë” nga ana e Gazës në vendkalimin kufitar Rafah, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Türkiyes, Öncü Keçeli, në platformën sociale X tha se “status quo-ja në Rafah dhe në pikën kufitare duhet të rivendoset pa vonesa të mëtejshme”.

Keçeli theksoi se pasi Hamasi ra dakord me propozimin e armëpushimit në Gaza, sulmi i Izraelit në Rafah tregon se qeveria e kryeministrit Benjamin Netanyahu nuk po vepron me “mirëbesim”.

“Mes një zhvillimi kaq pozitiv drejt dhënies fund të shkatërrimit dhe masakrës në Gaza, sulmet e shtuara të Izraelit në Rafah kanë treguar edhe një herë se qeveria e Netanyahu-t nuk po vepron me mirëbesim”, shkroi Keçeli.

Izraeli ka marrë “kontrollin operacional të anës së Gazës të vendkalimit Rafah”, pasi gjatë natës përparoi përderisa avionët e tyre luftarak goditën shtëpitë e banimit.

Dje, forcat izraelite lëshuan urdhra evakuimi për palestinezët në pjesën lindore të qytetit Rafah, një lëvizje që konsiderohet gjerësisht si një fillim i sulmit të paralajmëruar prej kohësh ndaj qytetit palestinez, ku po strehohen rreth 1.5 milionë banorë të zhvendosur.

Të paktën 34.800 palestinezë janë vrarë në ofensivën e vazhdueshme izraelite në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit të kaluar.

Izraeli gjithashtu akuzohet për gjenocid në një rast në vazhdim në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në një vendim të përkohshëm në muajin janar tha se “besohet” se Izraeli po kryen gjenocid në Gaza, si dhe urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet e tilla dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Maj, 2024 19:58
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?