Uashingtoni vazhdon të përkrahë Izraelin pavarësisht sulmit në Rafah 

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Maj, 2024 22:36

Uashingtoni vazhdon të përkrahë Izraelin pavarësisht sulmit në Rafah 

Shtëpia e Bardhë i cilësoi sulmet ajrore ndaj një kampi refugjatësh në Rafah si “të trishtueshme”, por nuk ndërmorri asnjë masë për të kufizuar ndihmën ushtarake për Izraelin apo për të ndryshuar politikat e saj, duke mbështetur të drejtën e Izraelit për të kryer operacione në Gazë. Siç njofton korrespodentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Anita Powell, Presidenti Biden është shprehur vazhdimisht kundër operacioneve tokësore në Rafah, ku është grumbulluar një numër i lartë i të zhvendosurve palestinezë, por Shtëpia e Bardhë nuk beson sulmi i së dielës kapërceu vijën e kuqe të administratës amerikane.

Këto pamje, që Shtëpia e Bardhë i cilësoi si “trishtuese”, janë pasojat e një sulmi ajror izraelit që vrau të paktën 45 persona në një kamp për të zhvendosurit në Rafah.

“Edhe ato zona që armiku thotë se janë të sigurta, në fakt nuk janë ashtu. As në Rafah nuk ka siguri. Dihet se ky është një kamp për banorët e zhvendosur. Të them të drejtën, është një skenë që nuk mund të perceptohet dot. Nata e kaluar ishte shumë e vështirë”, shprehet Mohammed Abuassa, dëshmitar i sulmit në kampin e Rafahut.

Presidenti Joe Biden ka paralajmëruar vazhdimisht Izraelin kundër ndërmarrjes së një operacioni tokësor në qytetin në jug të Gazës, ku janë grumbulluar banorët e zhvendosur, por Shtëpia e Bardhë, nënvizoi të martën, se nuk beson se sulmet ajrore gjatë fundjavës, shkelën vijën e kuqe të administratës amerikane dhe se nuk përbënin arsye për të ndryshuar politikat ndaj Izraelit.

“Kemi dënuar ashpër vdekjen e civilëve të pafajshëm. Por ne duhet të kuptojmë se çfarë ndodhi atje. Do të kryhet një hetim. Izraelitët kanë deklaruar se ishte një gabim tragjik. Dhe se po hetojnë. Në të shkuarën, ata kanë qenë në gjendje të bëjnë hetime vetë dhe t’i vënë njerëzit para përgjegjësisë. Do të shohim se çfarë do të bëjnë në këtë rast”, tha John Kirby, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Ushtria e Izraelit tha se po hetonte ngjarjen.

“Në luftra me shtrirje dhe intensitet të tillë, për fat të keq mund të ndodhin incidente. Disa, si ai në Rafah, janë shumë të vështirë. Detajet e ngjarjes të së dielës janë ende duke u parë me kujdes dhe jemi të angazhuar ta mbikqyrim deri në përfundim. Ushtria izraelite shpreh keqardhje për çdo formë lëndimi të civilëve gjatë luftës”, tha Yifat Tomer-Yerushalmi, nga ushtria izraelite.

Por grupi militant Hamas, i cili shkaktoi nisjen e konfliktit pas sulmit të 7 tetorit ndaj Izraelit, u shpreh me shpejtësi, se kë konsideron përgjegjës.

“Për ne, administrata amerikane dhe Presidenti Joe Biden personalisht, janë përgjegjësit e plotë për këtë masakër të shëmtuar kundër të zhvendosurve në Rafah dhe për të gjithë krimet në Rripin e pushtuar të Gazës. Amerika vazhdon të përkrahë politikisht dhe ushtarakisht pushtimin dhe vazhdon furnizimin me pajisje ushtarake, bomba dhe armatime, duke shkaktuar vrasjen e dhjetra, në mos qindra fëmijëve, grave dhe civilëve çdo ditë”, tha zëdhënësi i Hamasit Osama Hamdan.

Operacioni i Izraelit në Gazë, që ka çuar në vdekjen e 35 mijë njerëzve, sipas ministrisë së Shëndetësisë që kontrollohet nga Hamasi, është dënuar nga shumë aleatë të Shteteve të Bashkuara. Organizatat humanitare përfshirë Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët kanë bërë thirrje për armëpushim.

Ndërsa hetuesit përpiqen të zbulojnë se çfarë ndodhi në Rafah, analistët thonë se administrata e zotit Biden është nën trysni të madhe.

“Ndërsa po përballen me shumë pasoja nga krahu i majtë, ata nuk duan të humbasin votuesit e qendrës dhe demokratët pro-izraelitë. Ndaj adminstrata e zotit Biden, gjendet në këtë situatë të vështirë për të ruajtur ekuilibrat”, shprehet Raphael Cohen nga Organizata kërkimore RAND.

Derisa fuqitë të gjejnë një rrugëzgjidhje dhe ndërsa konflikti vazhdon, janë njerëzit ata që po paguajnë çmimin.

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Maj, 2024 22:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?