Ukraina bombardon portin ku është zhvendosur flota ruse e Detit të Zi

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Maj, 2024 22:20

Ukraina bombardon portin ku është zhvendosur flota ruse e Detit të Zi

Ukraina ka bombarduar portin ku është zhvendosur flota ruse e Detit të Zi.

Porti rus i Novorossiysk, i cili është bërë një bazë e rëndësishme për flotën e Detit të Zi pas sulmeve të përsëritura në selinë e tij në Krime, është shënjestruar nga dronët ukrainas.

Bëhet e ditur se ky sulm vjen pas raporteve nga Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar që tregojnë se Rusia ka forcuar mbrojtjen në port për të mbrojtur flotën e saj nga sulmet e mundshme të Ukrainës.

Edhe ditë më parë, terminali i naftës në portin rus është sulmuar nga ushtria e Volodymyr Zelenskyt, duke i dhënë rusëve një tjetër goditje në industrinë e naftës.

Pamjet e sulmit ndaj tij u shfaqën së fundmi në rrjete sociale dhe tregojnë dy dronë ukrainas ndërsa fluturonin mbi port, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Banorët e Novorossiysk thanë se kishin dëgjuar më shumë se 35 shpërthime në qytet.

Trafiku në atë zonë është bllokuar dhe transporti publik është ndaluar.

Duket se sulmi në Novorossiysk ishte pjesë e sulmit më të madh me dron të Ukrainës ndonjëherë.

Ndryshe, në vitin 2023, Rusia zhvendosi shumicën e anijeve të saj të flotës së Detit të Zi nga Krimea e pushtuar në Novorossiysk pas një sërë sulmesh ukrainase, duke përfshirë një sulm të rëndësishëm me raketa në selinë e flotës në Sevastopol.

Porti Novorossiysk është një qendër strategjike për eksportet e naftës dhe operacionet detare.

Seria e fundit e sulmeve që synojnë industrinë e naftës ruse përfshin një sulm të konfirmuar me dron nga forcat ukrainase në një bazë nafte në Rajonin e Rostovit më 15 maj. /Telegrafi/

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Maj, 2024 22:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?