Ukraina dhe Rusia këmbejnë të burgosur të luftës

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Qershor, 2024 22:16

Ukraina dhe Rusia këmbejnë të burgosur të luftës

Ukraina dhe Rusia kanë këmbyer 90 të burgosur të luftës, thanë zyrtarët të martën, më 25 Qershor. Ky është këmbimi më i madh mes dy shteteve në pothuajse 5 muaj.

Moska dhe Kievi kanë kryer mbi 50 këmbime të të burgosurve që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës mbi dy vjet më parë, pavarësisht armiqësive që po vazhdojnë. Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ndërmjetësuar marrëveshjen e fundit për këmbimin e të burgosurve.

“Sot, 90 qytetarë tjerë tanë janë kthyer në shtëpitë e tyre nga robërimi rus”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Ne nuk i harrojmë të gjithë njerëzit tanë që janë nën robërimin rus. Ne vazhdojmë të punojmë për lirimin e secilit prej tyre”, shtoi ai.

Rusia tha se 90 ushtarët e saj “që ishin në rrezik për jetë gjatë mbajtjes në robëri, janë kthyer nga territori që kontrollohet nga regjimi i Kievit”.

Të burgosurit e liruar rusë më pas do të dërgohen në Moskë “për trajtim dhe rehabilitim”, tha Ministria ruse e Mbrojtjes, duke konfirmuar se Rusia ka liruar në këmbim 90 ushtarë ukrainas.

Në këmbimin e fundit, që ndodhi në fund të majit, Moska dhe Kievi këmbyen 75 të burgosur. Edhe ai këmbim u realizua me ndërmjetësimin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ndërkaq, në Shkurt të dyja palët thanë se kanë këmbyer 100 të burgosur, në këmbimin e parë të të burgosurve që kur Moska akuzoi Kievin për rrëzimin e një avioni që kishte ushtarë ukrainas të zënë rob./REL

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Qershor, 2024 22:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?