Uria në Gaza, CNN: Fëmijët po vdesin nga uria në krahët e prindërve të tyre

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Qershor, 2024 22:50

Uria në Gaza, CNN: Fëmijët po vdesin nga uria në krahët e prindërve të tyre

Lufta e Izraelit në Gaza ka varfëruar sistemin shëndetësor të territorit, duke bërë që stafi mjekësor të jetë i pafuqishëm për të trajtuar fëmijët e kequshqyer.

Ndërsa Izraeli vazhdon rrethimin e tij në Gaza, duke penguar grupet e ndihmës që të marrin ushqim të mjaftueshëm, prindërit thonë për CNN se nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të shikojnë fëmijët e tyre të vdesin nga uria në krahët e tyre.

Pas më shumë se 8 muajsh bombardime, infrastruktura është copëtuar, komunitetet janë zhdukur dhe janë shkatërruar lagje të tëra. Sistemet e kanalizimeve janë shkatërruar rëndë dhe sipas OKB-së, kanë reduktuar ndjeshëm ujin e pastër.

Një raport i publikuar nga Klasifikimi i Sigurisë Ushqimore të Integruar (IPC), i cili vlerëson pasigurinë ushqimore globale dhe kequshqyerjen, paralajmëroi se pothuajse e gjithë Gaza do të përballet me urinë  brenda tre muajve të ardhshëm. 

Agjencia e ushqimit e OKB-së paralajmëroi më herët se Gaza jugore mund të shohë së shpejti të njëjtat nivele katastrofike të urisë të regjistruara më parë në veri, ku Izraeli përqendroi ofensivën e tij ushtarake në ditët e para të luftës. 

Autoritetet palestineze kanë deklaruar së fundmi se të paktën 34 fëmijë kanë ndërruar jetë si pasojë e kequshqyerjes në Gaza. Numri i vërtetë mund të jetë më i lartë, pasi aksesi i kufizuar në Gaza ka penguar përpjekjet e agjencive të ndihmës për të vlerësuar plotësisht krizën atje. Në fillim të muajit Qershor, OKB tha se më shumë se 50 mijë fëmijë kërkojnë trajtim urgjent për kequshyerjen./tvklan.al

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Qershor, 2024 22:50
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?