Ushtarët izraelitë kanë arrestuar të paktën 20 palestinezë në bastisjet e kryera në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë të përbashkët nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Delegacioni për të Burgosurit dhe të Liruarit të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës thuhet se ushtarët izraelitë kanë kryer bastisje në qytete të ndryshme të Bregut Perëndimor.
Në Bregun Perëndimor të pushtuar ka arritur në 9.300 numri i palestinezëve të arrestuar që nga 7 tetori i vitit 2023 e deri më tani.
Ushtarët izraelitë gjatë bastisjeve kanë ushtruar dhunë ndaj palestinezëve të arrestuar dhe ndaj familjeve të tyre si dhe kanë dëmtuar shtëpitë e palestinezëve dhe kanë hapur zjarr të drejtpërdrejtë.
Me “sulme gjithëpërfshirëse”, që nga 7 tetori e deri më tani Izraeli ka zbatuar ndëshkim kolektiv në mënyrë sistematike ndaj palestinezëve.
Ndërkohë mësohet se ushtarët izraelitë janë tërhequr nga qyteti Jenin në veri të Bregut Perëndimor në të cilin kreu bastisje. Bastisja në Jenin në të cilën ka pasur edhe arrestime, ka vazhduar për një orë.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
20 Qershor, 2024 19:55
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.