Vdekja e foshnjës 14 muajshe – Kontroll i jashtëzakonshëm në Klinikën e Fëmijëve dhe Spitalin e Kozles

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Tetor, 2024 19:30

Vdekja e foshnjës 14 muajshe – Kontroll i jashtëzakonshëm në Klinikën e Fëmijëve dhe Spitalin e Kozles

Inspektorati shtetëror Sanitarë dhe Shëndetësor është duke kryer kontrolle të jashtëzakonshme në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve dhe në spitalin e Kozles për të siguruar të gjitha dokumentacionet e nevojshme për hetim, të cilat duhet të konstatojnë nëse ka pasur lëshim mjekësor në rastin e vdekjes së foshnjës 14 mujore, shkruan Alsat.

Nga inspektorati thonë se procedura hetimore do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

“Mbledhja e parë  në mëngjes ishte me drejtorin, ekipi tash është në terren, komisioni është formuar dhe ndodhet në terren për punë që ti hulumtojë të gjitha faktet dhe argumentet”, tha Arben Taravari.

Fronti Evropian  për rastin e foshnjës bënë përgjegjës ministrin Taravarin dhe drejtorin Rexhep Memedi, prej të cilëve kërkon dorëheqje.

“Ne i bëjmë thirrje, Arben largohu, ik, çliro shqiptarët dhe të gjithë të tjerët mos i merre në qafë, ti humbe zgjedhjet dhe je aty si i preferuar i Mickoskit dhe VMRO-së. Historia do të kujtojë si vazalë dhe i paaftë. BDI kërkon nga personat kompetent përgjegjësi morale për rastin në fjalë dhe hetim të plotë”, tha Diana Toska, deputete.

LSDM-ja opozitare kërkon përgjegjësi dhe proces sa më transparent.

“Informacionet e konfirmuara se foshnjës i është refuzuar shtrimi në spital janë jashtëzakonisht shqetësuese. Ky është rasti i dytë tragjik brenda një jave në objektet shëndetësore. LSDM kërkon analizë më të thellë dhe transparencë të plotë në procesin e përcaktimit të përgjegjësisë. Opinioni meriton të dijë se ku janë bërë dështimet”, thonw nga LSDM.

Dy ditë më parë, foshnja ishte dërguar në klinikën e Kozles, dhe pas përkeqësimit të situatës shëndetësore me ambulancë të shpejtë është dërguar në reaminacionin e Klinikës së Fëmijëve, ku edhe ndërroi jetë.

Foshnja në reaminacion është pranuar me takikardi të rëndë, me saturim 70 për qind apo pengesa në frymëmarrje, dhe diagnoza e dhënë ishte bronkit, pra bronkopneumoni masive.

Prindërit thanë se tre herë e kanë dërguar foshnjën në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve, por  atje i kanë refuzuar nën pretekstin se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore./ Alsat.mk

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Tetor, 2024 19:30
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?