Vendi, në listën e armiqve të Rusisë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Tetor, 2024 19:24

Vendi, në listën e armiqve të Rusisë

Maqedonia vazhdon të jetë në listën e vendeve armike të Rusisë për më shumë se dy vjet.

Rusia nën drejtimin e Vlladimir Putin, ka qenë në një betejë të vazhdueshme kundër aspiratave të Maqedonisë drejt NATO-s. Ambasadës ruse iu përzu në mars të vitin 2018 një prej sekretarëve të saj, Sergej Bapkin, që sipas autoriteteve të Maqedonisë, kishte tentuar të merrte informata sekrete në vend si dhe të instalonte agjentë në eshalonin e lartë të pushtetit ekzekutiv.

Ambasada ruse paralajmëroi hapur se pala maqedonase do të barte përgjegjësinë e plotë nga ky provokim dhe aktin armiqësor të pa precedent në marrëdhëniet ruso-maqedonase. Në fakt, përzierja e Rusisë u theksua që në janar të vitit 2015 kur në vend doli skandali i përgjimeve masive. Rusia mbështeti qëndrimin e Qeverisë së asokohe të Gruevskit se bëhej fjalë për një grusht shteti, me ndërhyrje të shërbimeve të huaja me furgonë të verdhë. Ambasada ruse në vend i kritikonte dhe dënonte edhe protestat e Revolucionit Shumëngjyrësh duke theksuar se ato nxiteshin nga jashtë. Fryma pro-ruse u ndje edhe gjatë konsituimit të Kuvendit dhe ngjarjeve të përgjakshme të 27 prillit.

Vetë ish kryeministri Zaev që mori dy plagë në kokë gjatë sulmit, deklaroi se në ngjarje ishte e përfshirë edhe Rusia, në atë që ai e quajti “tentativë e Moskës për të fituar ndikim” në Maqedoni. Rusia ishte e zëshme edhe gjatë procesit të zgjidhjes së emrit të vendit, duke mbrojtur qëndrimin se procesi synonte anëtarësimin në NATO dhe ishte kundër vullnetit të shumicës së qytetarëve. Këtë frymë ajo e përcillte edhe përmes partive satelite të saj në Maqedoni, “Edistvena Makedonija”, “E majta” dhe “Partia Demokratike Serbe”.

Kreu i “Edistvena Makedonija” Baçev pranoi hapur se financohej nga Rusia. Për ndikimin rus, fliste edhe një raport i vetë Shërbimit Sekret të Maqedonisë në vitin 2017, se duke përdorur të ashtuquajturën SOFT DIPLOMACY, Rusia tentonte ta veçonte Maqedoninë nga Perëndimi. Këtë e bënte përmes politikës së jashtme ruse dhe strategjisë energjetike, aktiviteteve të inteligjencës ruse, përpjekjeve për të rekrutuar ish punonjës dhe punonjës ushtarakë e policorë në vend, si dhe financimit të mediave, përfshi edhe ato që synonin shqiptarët. Maqedonia faktoi se rusët punonin kundër marrëveshjes së Prespës.

Pas referendumit për emrin dhe ratifikimit të mëvonshëm të marrëveshjes së Prespës dhe zhbllokimit të procesit të NATO-s, ish ambasadori rus i asaj kohe Oleg Shqerbak, tha hapur se në rast të një lufte RUSI-NATO, Maqedonia do të ishte gjithashtu shënjestër sulmi e Rusisë. Madje, kërcënimi i asokohe ishte edhe bllokimi i emrit të ri të Maqedonisë në Këshillin e Sigurisë së OKB-së, edhe pse fatmirësisht procesi nuk kishte nevojë për një miratim të tillë. Në pak muaj pas fillimit të luftës në Ukrainë, Rusia shpalli Maqedoninë vend armik duke e futur në listë me 50 vende të tjera që mbështetën Ukrainën.

Kurse vendi në tre vitet e fundit ka përzënë më shumë diplomatë rusë, për shkak të shkeljes së Konventës së Vjenës dhe parimeve diplomatike./Alsat.mk

260
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Tetor, 2024 19:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
260
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?