Vërejtje serioze për punën e Gjyqësorit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Tetor, 2024 18:59

Vërejtje serioze për punën e Gjyqësorit

Procesi i skriningut të Komisionit Europian pati vërejtje serioze për gjyqësorin, zbatim jokonsistent i ligjeve, vonesa të konsiderueshme në proceset gjyqësore, shkruan Alsat.

Ministri i drejtësisë Fillkov tha se sistemi gjyqësor vlerësohet jo vetëm si i ngadaltë por edhe i korruptuar, ndërkohë që ndikimi politik vazhdon të cenojë pavarësinë e gjykatave.

Ai tha se reformat në Këshillin gjyqësor janë të nevojshme duke përmendur pikat kyçe ku duhet reaguar.

“Nga muaji i ardhshëm do të fillojmë debatet publike për Ligjin për këshillin gjyqësor. Këto debate do të jenë profesionale dhe jam i sigurt se do të japin fryte, veçanërisht në pjesët e tekstit ligjor që kanë të bëjnë me procedurën disiplinore, procesin e ankimimit, përzgjedhjen dhe shkarkimin”, tha Igor Filkov- ministër i Drejtësisë.

Tatjana Çaçarova- Ilievska, si anëtare e Këshillit gjyqësor, theksoi se procesi zgjedhor në vend është pengesë për zbatimin e të gjitha rekomandimeve të dhëna nga misioni vlerësues për punën e Këshillit, por theksoi se një pjesë e madhe e tyre tashmë kanë është zbatuar.

“Përmes dy instrumenteve që ne si Këshill gjyqësor i përdorim për zbatimin e rekomandimeve, kemi arritur të zbatojmë pothuajse të gjitha rekomandimet, kemi ngecur vetëm aty ku ka pasur pengesa ligjore për të vazhduar punën”, u shpreh Tatjana Çaçarova Ilievska, anëtare e Këshillit gjyqësor.

Misioni vlerësues i BE-së, vitin e kaluar vlerësoi se Këshilli gjyqësor ka humbur besueshmërinë dhe rekomandoi zbatimin e 17 masave urgjente për tejkalimin e kësaj situate.

Pas gati një viti, edhe pse Këshilli pretendon se pothuajse dy të tretat e masave janë zbatuar, ky organ është ende në shënjestër të kritikave. Kryeministri madje kërkoi shpërndarjen e tij dhe dorëheqjen e të gjithë anëtarëve./ Alsat.mk

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Tetor, 2024 18:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?