Verifikohen mandatet e tetë deputetëve që vijnë në vend të Mickoskit dhe ministrave

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Qershor, 2024 19:32

Verifikohen mandatet e tetë deputetëve që vijnë në vend të Mickoskit dhe ministrave

Me 76 vota “pro” dhe pa asnjë “kundër” apo “abstenim”, deputetët në seancën e sotme plenare verifikuan mandatet e tetë të zgjedhurve të rinj që vijnë në pozitat e kryeministrit Hristijan Mickoski dhe disa ministrave të sapozgjedhur në Qeveria. Dragan Nedeljkoviq nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE në Njësinë Zgjedhore 1 zëvendëson kryeministrin Hristijan Mickoski në Kuvend, Velika Stojkova-Serafimovska nga koalicioni VMRO do të zërë vendin e Gordana Dimitrieska-Koçoska, e cila tani është edhe Ministre e Financave nga DPMNE poashtu në njësinë e parë zgjedhore.

Dy deputetë të rinj nga NJZ 1 janë kryetari aktual i Unionit të Forcave të Reja (UFR) të VMRO-DPMNE-së, Sergej Popov dhe Feride Haxhiu nga koalicioni “VLEN”. Popov do të vijë në vendin e ministrit pa portofol Ljupço Dimovski, ndërsa Haxhiu vendin e Izet Mexhitit, i cili tani është ministër i Mjedisit jetësor. Ministri i Mbrojtjes dhe deputeti i djeshëm Vlado Misajsovski do të zëvendësohet nga Diana Ilievska nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE në Njësinë Zgjedhore 2, ndërsa ministrn e Marrëdhënieve ndërmjet Komuniteteve Ivan Stoiljkoviq do ta zëvendësojë Emilia Angelovën, po ashtu nga njësia e dytë. Vesna Gjorgjieva nga koalicioni VMRO-DPMNE në njësinë e katërt zgjedhore është deputetja që zëvendëson ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikoloski. Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, zëvendësohet nga Kaltrina Haxhiu nga koalicioni “VLEN” në zonën 6.

Para se të ishin në seancë plenare, emrat e tetë deputetëve të rinj i përcaktoi Komisioni Parlamentar për Rregullore dhe Çështje të Imuniteti, i cili, miratoi raportin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) me propozim për të verifikuar mandatin e deputetëve të zgjedhur nga lista e kandidatëve. /SHENJA/

3
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Qershor, 2024 19:32
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
3
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?