Vihet nën kontroll zjarri i madh në Strumicë, nuk ka rrezik për vendbanimet | VIDEO

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Mars, 2025 22:21

Vihet nën kontroll zjarri i madh në Strumicë, nuk ka rrezik për vendbanimet | VIDEO

Zjarri në deponinë e Drisllës vazhdon të jetë aktiv, ndërkohë që janë vënë nën kontroll 27 zjarret e tjera që shpërthyen në ambient të hapur në 24 orët e fundit. Më serioz ishte zjarri në rajonin e Strumicës, i cili iu afrua vendbanimeve. Zjarri u vendos nën kontroll pas mobilizimit të plotë të zjarrfikësve vendorë, ndërsa në ndihmë u erdhën edhe ata nga qytetet e tjera. Kreu i Strumicës bën thirrje për ndërgjegjësim, thotë se me zjarrin nuk ka lojë.

“Arritëm për kohë të shpejtë ta neutralizojmë përkatësisht ta lokalizojmë zjarrin, pa pasur shtëpi të djegura apo mos dashtë Zoti viktima njerëzore. Unë edhe njëherë këtu bëj apel për vetëdijesim dhe ndërgjegje. Edhe sa viktima duhet të japim që të vetëdijesohemi se nuk luhet me zjarrin”, tha Kostadin Kostadinov, Kryetar i Strumicës.

Të gjitha zjarret kanë filluar nga ndezja e mbetjeve të kashtës nëpër fusha, por autoritetet thonë se edhe era e fortë e kishte bërë të veten.

“Vetë era e ka bërë të veten…01:45 U mobilizuan njësiti i zjarrfikësve nga Strumica dhe kërkuam ndihmë edhe nga qytetet fqinje, Radovish, Vallandovë dhe Gjevgjeli”, tha Aleksandar Gudev, komandant i njësisë zjarrëfikëse territoriale Strumicë.

Nga fillimi i muajit deri dje, janë shënuar gjithsej 484 zjarre në ambient të hapur me përmasa më të mëdha. Prej tyre, 23 ishin zjarre nëpër pyje, ndërsa të tjerat, nga ndezja e barit të thatë, mbetjeve të kashtës, si dhe deponi.

66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Mars, 2025 22:21
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?