VLEN: BDI ka dëshmuar se nuk ka asgjë të re për të ofruar

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Janar, 2025 17:44

VLEN: BDI ka dëshmuar se nuk ka asgjë të re për të ofruar

Koalicioni VLEN ka qenë, është dhe do të mbetet në ballë të betejës për të kundërshtuar çdo përpjekje të politikave të errëta dhe manipulimeve kundër interesave të qytetarëve në Maqedoninë e Veriut. Deklaratat e Milorad Dodikut në Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive janë një turp i madh dhe përbëjnë provokim ndaj të gjithë qytetarëve të vendit që mbështesin paqen dhe bashkëjetesën.

BDI ka dëshmuar se nuk ka asgjë të re për të ofruar. Në pamundësi për t’u reformuar, ajo vazhdon të nënvlerësojë inteligjencën e shqiptarëve. Ishte pikërisht BDI ajo që dha nënshtetësi politikanit ukrainas të sanksionuar Aleksandar Onishçenko. BDI është përgjegjëse për përpjekjet e politikanit malazez prorus, Daka Davidoviç, për të krijuar një “pashallëk” me bizneset e tij në Tetovë.

Kjo parti ishte ideatore dhe promotor i projektit famëkeq “Ballkani i Hapur”, një projekt që shërbeu interesave të Vuçiqit dhe Vulinit, duke lënë në margjinat interesat e shqiptarëve dhe të Kosovës.
BDI, përmes ministrit Bujar Osmani, solli Sergej Lavrovin në Shkup, duke i bërë jehonë politikave proruse dhe duke poshtëruar rëndë Kosovën me planin e ashtuquajtur 9-pikësh. Këto veprime tradhtare nuk duhet të harrohen nga asnjë shqiptar! VLEN është shpresa e shqiptarëve, vijon kumtesa nga VLEN.

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Janar, 2025 17:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?