VLEN: BDI ta fillojë vettingun nga kryetari i saj

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Shkurt, 2025 12:05

VLEN: BDI ta fillojë vettingun nga kryetari i saj

BDI më në fund e kuptoi se duhej të pastrohej nga krimi. Më në fund e qëlluan se ku ishte krimi. BDI, partia që për njëzet vjet i trajtoi shqiptarët si bazë vetëm dhe ekskluzivisht për bizneset familjare, këto ditë po shpall “vetting”- spastrimin e zyrtarëve nga krimi dhe korrupsioni. E shkëlqyeshme! Më në fund iu shkoi mendja se duhej të pastronin veten.

Por nëse vërtet janë seriozë, le të fillojnë me liderin e tyre – Ali Ahmetin!

Zotërinj nga BDI, a jeni gati të shpjegoni:

• Si Drin Ahmeti, nipi i Ali Ahmetit, pa investuar asnjë denar, u bë bashkëpronar i qendrës tregtare “Soravia” në Shkup, objekt 30 milionë euro? Nëse ky vetting është real, publikoni kontratat, financat dhe bankat që financuan këtë “mrekulli”.

• Si arrin kompania e Drin Ahmetit “Tor Industries” me kontrata shumë milionëshe si nënkontraktore për Korridorin 8 dhe rrugën Kërçovë-Dibër? Sa nga ato miliona kthehen në xhepat e partisë?

• Pse Ministria e Ekonomisë e drejtuar nga Kreshnik Bekteshi nuk ia hoqi koncesionin “Everest JD”, edhe pse kompania e Drin Ahmetit shfrytëzonte minerale ilegalisht? Në vend të sanksionit mori tendera të rinj!

• Si arriti Besian Ahmeti, nipi tjetër i Ali Ahmetit, me një pozitë të lartë diplomatike në Bruksel me vetëm 10 muaj përvojë? Nuk e dinim që talenti për diplomaci trashëgohet nga gjaku!

• Pse Shkumbin Ahmeti, djali i Ali Ahmetit, i diplomuar në Universitetin e Tetovës për arkitekt, tani drejton një kompani për prodhimin e energjisë elektrike dhe me kushërinjtë e tij planifikon të ndërtojë një termocentral fotovoltaik 60 MW me vlerë 35 milionë euro? A janë këto projekte pjesë e “agjendës së gjelbër” të BDI-së apo vetëm banknotat e tyre të gjelbra?

Nëse BDI do vërtet “vetting”, le ta nisë nga radhët e veta. Le të njoftojë se sa para kanë në llogaritë Ali Ahmeti, familja e tij dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij të ngushtë. Le të vërtetojnë sesi këta njerëz që nuk kanë bërë asgjë veç politikës, u shndërruan në multimilionerë.

Por ne e dimë se ky është vetëm një tjetër paraqitje e rreme. BDI do të flasë për vettingun, por nuk do të prekë krimin e vet. Ata do të fshihen pas deklaratave boshe, ndërsa në prapaskenë vazhdojnë me të njëjtat skema korruptive.

Ndaj, para se të gënjeni popullin, filloni me vettingun e Ali Ahmetit! Nëse nuk keni guximin, atëherë “lufta juaj kundër krimit” nuk është gjë tjetër veçse një tjetër mashtrim. Qytetarët tashmë e njohin lojën tuaj – BDI dhe krimi janë një dhe e njëjta gjë!

276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Shkurt, 2025 12:05
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?