VLEN: Ku përfunduan afro 400 mijë eurot e ndara në mënyrë të paligjshme si sponsorizime nga MEPSO

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Tetor, 2024 19:12

VLEN: Ku përfunduan afro 400 mijë eurot e ndara në mënyrë të paligjshme si sponsorizime nga MEPSO

Koalicioni VLEN sot publikisht ka pyetur BDI-në nëse është e gatshme të përballet me përgjegjësinë për atë që ka punuar vetëm për interes personal të individëve nga kreu i saj.

“Ku përfunduan 14 milionë euro borxhe të shlyera ndaj kompanive furnizuese me energji elektrike, pronarë të të cilave ishin fëmijë dhe të afërm të njerëzve nga kreu BDI-së dhe LSDM-së.

Ku përfunduan afro 400 mijë eurot e ndara në mënyrë të paligjshme si sponsorizime për studiot e ndryshme të fitnesit dhe klubet sportive nga MEPSO, pa asnjë kriter dhe transparencë?

Ku përfunduan paratë e koncesioneve të ndara për dhjetëra e dhjetëra koncesione për centrale fotovoltaike dhe hidrocentrale që ju ndanë fëmijëve dhe të afërmve të të njëjtëve zyrtarë të qeverisë së mëparshme?
Ku kanë përfunduar paratë e furnizimeve kriminale për mazut në katër sy për nevojat e TEC Negotinë, të kryera me kompani të dyshimta në të kaluarën?

A do t’ua shpjegojë BDI votuesve të saj, por edhe të gjithë votuesve shqiptarë se ku kanë përfunduar paratë e marra nga njerëzit tanë në qindra vendet e bixhozit që i hapën gjatë mandateve të tyre?
A do të tregojë BDI se për interesat dhe llogarinë e kujt punonte kompania Eurovia, e cila fitonte të gjithë tenderët në disa ministri të udhëhequra nga kuadro të BDI-së?”, pyesin nga VLEN.

Nga atje shtojnë se do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme që qytetarët të jenë të kënaqur dhe të dinë se pushteti po punon për interesin e tyre.

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Tetor, 2024 19:12
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?